Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që duhet të tregoni

Ekspozimi i tepërt në diell, ndikimi tek shëndeti dhe kujdesi që duhet të tregoni

Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin.

Megjithatë kur qëndrojmë në diell për një kohë shumë të gjatë, rreziqet janë të shumta.

Më poshtë renditen disa nga simptomat që manifesohen në organizëm kur e teproni me të qëndruarin në diell.

Djersitje

Djersitja është mënyra më e mirë e trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme. Nëse vëreni që trupi juaj nuk ka djersirë dhe se lëkura është e thatë dhe e nxehtë, atëherë me siguri ju keni pësuar një goditje të fortë nga vapa. Kjo e fundit mund të shkaktojë dëmtim të shumë organeve përfshirë trurin.

Rrudhat

Rrudhat normalisht janë një shenjë e plakjes por edhe shpërbërjes së kolagjenit dhe fibrës si pasojë e rrezeve ultravjollcë. Kufizoni ekspozimin në diell dhe mos harroni të lyheni gjithmonë me krem mbrojtës.

Perdja e syrit

Ekspozimi i tepërt në diell mund të nxisë shfaqjen e perdes së syrit dhe mjegullimin e shikimit. Ekspertët këshillojnë mbajtjen e syzeve mbrojtëse kundër rrezeve ultravjollcë.

Dhimbje muskulare

Dehidratimi si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell mund të shkaktojë kontraktime të muskujve dhe dhimbje të forta. Nëse përballeni me ngërce të tilla, zhvendosuni në hije dhe pini sa më shumë lëngje. Nëse dhimbjet nuk largohen brenda orës kërkoni ndihmë mjekësore.

Marramendje

Marramendja dhe konfuzioni janë shenja të goditjes nga vapa. Nëse vëreni diçka të tillë mos prisni që simptomat të largohen vetë dhe kërkoni ndihmë mjekësore.

Gjendje të fikëti

Nëse ndiheni të këputur, keni marramendje ose ju duket sikur do ju bjerë të fikët nga çasti në çast, atëherë duhet të dini që truri nuk po furnizohet me gjak. Nxehtësia e madhe ul sasinë e gjakut që rrugëton drejt trurit. Ekspertët thonë se duhet të hidratoheni menjëherë me lëngje dhe elektrolite.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike