Ekspozita /1000 vjet histori rome, studiuesi: Janë një komunitet transnacional

Kultura nuk është pronë e disa njerëzve, por produkt i njerëzores. Mbi këtë univers romët janë një komunitet me tradita të pasura edhe kompleks kulturor, por të pashkruar, e cila qendërzohet tek familja. Profesor Ervin Kaçiu, i cili është studiues në Institutin e Antropologjisë Kulturore tregon se ai romët kanë ardhur në Shqipëri, por edhe se cila është jeta që ata bëjnë sot. Përpjekjet e romëve për të gëzuar të drejta të barabarta me shumicën është i vështirë kanë kaluar në pengesa sociale, kulturore, ekonomike edhe politike. Në Shqipëri, vetëm pas komunizmit janë bërë përpjekje nga organizma për të krijuar nga vet Romët dhe organizma ndërkombëtare. Studimet akademike rome dhe të dhënat antropologjike tregojnë se minoriteti romë e ka origjinën e largët 1000-vjeçare nga pjese veriore e Indisë së sotme (Koinova.2000).

“Ka studime të ndryshme historiografike për romët në Evropë, ndërsa në Shqipëri, duke iu referuar Has Luk, romët supozohet që të kenë ardhur në vitet 1600. Por ne nuk kemi shumë studime për ta, e në mënyrë të veçantë, ata janë anashkaluar tërësisht edhe gjatë periudhës komuniste. Kryesisht më shumë për këtë ka pasur studime nga organizatat. E kjo ka bërë që mos të kemi studime të thelluara sa i përket kësaj pakice. Romët mund t’i konsiderojmë më shumë një komunitet transnacional, sesa një komunitet që është i lidhur me idenë e kombit, që udhëhiqet prej idesë së formimit të një shtet kombi. Ka pasur studime mbi origjinën e tyre, e në bazë të këtyre rezulton që origjina e tyre të jetë nga India, nga një zonë në Veri të Indisë. Por nga ana tjetër, prej momentit që është zbuluar origjina e tyre nuk ka nxitur artikulimin e nevojës për të krijuar një shtet të tyre, ose nuk i ka orientuar drejt Indisë (në këtë rast) që të njihen nga ky shtet apo që të merren në mbrojtje përsa konsiderohen një shtet i origjinës. Kjo për arsyen e thjeshtë, se vendosja e tyre në Evropë është aq e hershme, saqë e vështirë që të ketë kultivimin e një vetëdije për shtetin e origjinës”, shprehet studiuesi Ervin Kaçiu.

Romët u vendosën në Shqipëri nga shekulli XIII deri në shekullin XV. Shpeshherë numri i tyre në Shqipëri ka qenë objekt diskutimi. Censusi i vitit 2011 identifikoi 8301 romë,  ndërkohë që shifra të tjera flasin për 18 276. Ndërsa, sipas organizatave civile 80.000-120.000 romë. Ky grup etnik është i shpërndarë në të gjithë kontinentin. Ndërsa mendohet se janë rreth 10-12 mln në total . As për ruajtjen e gjuhës së tyre nuk ka një sistem të standardizuar

“Gjuhën nuk kanë arritur që ta ruajnë si një sistem të standardizuar. Nëse u referohemi romëve, gjithë rrugëtimit të tyre në Evropë duhet që të konsiderojmë heterogjinetitin e tyre. Ndryshe nga perceptohen përgjithësitë grupet etnike si komunitete homogjene, që në fakt nuk janë homogjen. Ka grupime që emigrojnë, sikundër po ndodh edhe me shqiptarët, që mund të emigrojnë edhe kthehen sërisht në vendin e origjinës. Grupe të caktuara kanë ruajtur tipare të caktuara kulturës së tyre pa pasur si qëllim që të ruajnë një kulturë autentike apo një kulturë të përbashkët”, shton më tej studiuesi.

Sot romët i gjejmë pak a shumë në të gjithë Shqipërinë. Tendenca më e madhe është për të lëvizur drejt Tiranës, e shumë prej tyre edhe janë larguar jashtë vendit. Ndërsa, sa i përket punësimit të tyre ata merren me punë artizanale. Por jeta që ata bëjnë tregon edhe për mundësitë e pakta që kanë për kushtet ekzistenciale

“Mund që të konstatojmë lehtësisht se një pjesë e tyre janë të varfër, për shkak të punës që bëjnë. Punë që s’kanë pas nevojë për arsimim. Shpeshherë ne i gjejmë anëtarët e kësaj pakice, që aktivitetin e tyre ekonomik e realizojnë përmes mbledhjes dhe tregtimit të hekurave, kryesisht në ndërtesa të amortizuara apo mbetje të ndërtesave urbane”, thotë Kaçiu.

Për ditën botërore të romëve, 8 prill, u çel tek ArTurbina edhe një ekspozitë nga artistët e këtij komuniteti. Kuratori i saj ishte Xhenson Çela, ndërsa Sead Kazanxhiu dhe Alketa Rama prezantuan punët e tyre.

 “Fillimisht frymëzimin e mora nga kodet e Hamurabit, mbretit të Babilonisë dhe dhjetë pllakat me urdhërimit të Moisiut. Ideja e këtyre artefakteve sa ligjore aq edhe universale provokoi dëshirën për të  realizuar një ekspozitë me punë, që do të përcillte mesazhe me natyrë sociale për komunitetin romë.
Alketa Ramaj dhe Sead Kazanxhiu janë artistët që kanë punuar për këtë ekspozitë”, shprehet kuratori.

Artisti Kazanxhiu prezanton disa vepra, si podiumi, ansambli skulpturor, foleja edhe shtëpizat, simfonia territoriale, që shpjegojnë vizualisht emigrimin e romëve.

“Kjo është një ekspozitë, që është konceptuar nga një i ri romë, edhe ne jemi të ftuar bashkë me Alketën. Na përleu koncepti se është moment shumë i rëndësishëm, që ne të flasim për kulturën tonë nëpërmjet artit. Ai përzgjodhi disa vepra, që flasin për kulturën, traditën, historinë, politikën. Ne zgjodhëm disa punë, që përmbajnë këto elementë, duke pasur edhe si foto qendrore foton e 8 Prillit të 1971, ku mbahet Kongresi Botëror i Romëve”, thotë Sead Kazanxhiu.

Artisti Sead Kazanxhiu përfundon se qeveria shqiptare duhet që të ketë më shumë durim, edhe se çështja e romëve duhet që të shihet si një proces, siç shihet edhe integrimi i shqiptarëve në Bashkimin Europian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord