Ekspozita e artit
pamor britanik

Ekspozita e artit <br />pamor britanik
Vazhdon të qëndrojë e hapur ekspozita “Made in Britain”, një prej koleksioneve më të njohura në mbarë botën për artin bashkëkohor, pjesë e koleksionit të Këshillit Britanik. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 5 gusht dhe është vizituar këto ditë edhe turistët e huaj. Ky koleksion, i cili i ka fillesat e veta që nga themelimi i Këshillit Britanik (1934), ka për qëllim promovimin e artistëve britanikë dhe të arritjeve të artit të këtij vendi, në mbarë botën. Ekspozita “Made in Britain”, prezanton 111 vepra në pikturë, skulpturë, grafikë, fotografi, instalacion e video-art, që përfshijnë një hark kohor prej 30 vitesh. 32 autorët që vijnë para publikut shqiptar (shumica për herë të parë) janë ndër më të njohurit e më të rëndësishmit e dhjetëvjeçarëve të fundit në skenën e artit pamor. Orari i vizitave ditën e diel është nga ora 10.00-18.00.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut