Ekspozita e flamujve në Gjakovë
Rama nderohet me medalje

Ekspozita e flamujve në Gjakovë<br />Rama nderohet me medalje
GJAKOVE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është nderuar nga Komunal e Gjakovës me titullin e Mirënjohjes. Titulli i është dorëzuar kryesocialistit nga kreu i komunës Gjakovë, Pal Lekaj gjatë një takimi që është zhvilluar sot paradite. Në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, kreu i PS, i shoqëruar edhe nga sekretarët e PS-së, Blendi Klosi e Erion Veliaj si dhe nga deputeti Taulant Balla, kanë vizituar sot qytetin e Gjakovës, ku është hapur ekspozita e organizuar nga Partia Socialiste në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Drejtorinë për Kulturë në Gjakovë, “Flamuj shqiptarë, një itinerar historik nga 1912 – 2012”.

Kryekomunari i ka dorëzuar kreut të opozitës Rama titullin e akorduar nga Komuna e Gjakovës, ndërsa Rama i ka dhuruar kryekomunarit simbolin e shqiptarëve, Shqiponjën të punuar në filigramë.

“Unë jam i bindur që tani që janë kryer 100 vjet të pavarësisë së shteti amë dhe kur vitet të tjera sfidash janë përpara, ne kemi një shans dhe një detyrim historik që lirinë që tanimë e kemi në të dy anët e kufirit ta kthejmë në një fuqi të madhe transformimesh. Kemi nevojë që të projektojmë një të ardhme ku jo vetëm përmirësimet e infrastrukturës, por ekonomia jonë të shihet si një terren mundësish të përbashkëta, ku siguria jonë energjetike të jetë një qëllim i përbashkët, ku administrimi i pasurive tona natyrore të jetë pjesë e strategjive të përbashkëta, ku oferta jonë turistike të mos kufizohet nga kufiri zyrtar. Të mos harrojmë se në këto 100 vite kemi patur një periudhë, relativisht të largët nga sot, periudhën e viteve 20-30 kur oferta turistike e Shqipërisë ka qenë duke përfshirë edhe vetë territoret e Kosovës", u shpreh Rama.

Ekspozita, e cila hapi dyert sot në Gjakovë, qëndroi e hapur për publikun e gjerë në datat 11-12 në Prishtinë.

Dy kuratorë të kësaj ekspozite janë Artan Lame dhe Artan Shkreli. Janë rreth 30 flamuj të ndryshëm origjinal që nga 1912 deri në ditët tona.

Në ekspozitë janë rreth 50 fotografi, 20 prej të cilave publikohen për herë të parë në historinë e të gjithë epokave. Prej tyre janë 10 fotografi që paraqiten për herë të parë me ngjyra sepse janë të vjetra dhe nëpërmjet programit kompjuterik janë sjellë me ngjyra.

Ekspozita do të mbërrijë në Vlorë më datat 27 dhe 28 Nëntor, por ende nuk dihet nëse qeveria do ta vizitojë ekspozitën në Vlorë, e cila në Kosovë ka pasur një interesim mjaft të madh.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë