Ekspozita Antropo–Fenomenologji e artistit të njohur Oltsen Gripshi çelet këtë të mërkurë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Veprat e artit godasin e satirizojnë shumë fenomene të shoqërisë shqiptare e më gjerë.
Prezantohen një larmi teknikash, ku ndërthuret piktura e vajit, instalacionit dhe video-arti.
Po cila është e veçanta e Gripshit në aspektin kreativ.
Kuratori Andi Tepelena e vlerëson ndryshe këtë ekspozitë.
''Ka një qasje filozofike në punën e ekspozitës në tërësi. Nëpërmjet elementëve estetikë ai ka ndërtuar një radiografi të dinamikave dhe fenomeneve që kalon shoqëria shqiptare'', u shpreh Tepelena.
Ndërsa këto vepra do të qëndrojnë të ekspozuar deri më 5 tetor, artisti Gripshi përcjell simbolikisht marrëdhëniet e tabuve në shoqërinë shqiptare me kodet morale e zakonore. Edhe pse janë tema të tejkaluara, rikonceptohen si tek kjo video që flet për tabunë e virgjërisë, apo tek ky procesverbal burgu.

Këtu fshihet edhe një histori e dhimbshme e familjare.
''Ekposita në tërësinë e saj paraqet elementë Antropologjik–Fenomenologji që do të thotë ka copëza nga historia jonë'', u shpreh Gripshi.
Më tej për report TV artisti zbulon se performacat e tij artistike mbartin një kritikë institucionale. Artisti ndihet i shqetësuar dhe shprehet kundër hidrocentraleve që do të ngrihen në Valbonë dhe ndotjes së mjedisit
''Vërtet kam reflektuar mbi këtë fenoment, që është shkatërrues i faunës dhe florës sonë. Përmes këtij kodi estetik jam munduar që të ngre shqetësimet e mia mbi natyrën'', përfundoi Gripshi.
Oltsen Gripshi është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Verona të Italisë. Pas studimeve të mëtejshme në fushën e arteve bashkëkohore, arriti që gjatë çeljeve të ekspozitave të tij të shpallet fitues i një numri çmimesh ndërkombëtare.
[gallery]18963[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO