Ekspozita e OSBE, krimet mjedisore kthehen në art/FOTO

Ekspozita e OSBE, krimet mjedisore kthehen në art/FOTO

Ekspozita :Krimi mjedisor"

Një ekspozitë-konkurs në artin pamor, me temë “Krimi mjedisor”, u çel sot në galerinë “FAB” në Tiranë. Ekspozita organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Universiteti i Arteve, me punime të studentëve të Arteve të Bukura.

Duke folur për arsyet e zgjedhjes së kësaj teme, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se krimet mjedisore njihen në mbarë botën si një problem me rritje të shpejtë, prej 5-7% në vitin 2017, dhe se ky problem ekziston edhe në Shqipëri.

Arti mund të kontribuojë për reflektim dhe ndërgjegjësim. Arti pamor ka dëshmuar se ka fuqi thelbësore për trajtimin e shumë çështjeve. Shpresoj që kjo ekspozitë të provokojë reagimin e shoqërisë dhe të institucioneve dhe ne të arrijmë t'i bëjmë krimet mjedisore më të dukshme.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt

Një juri e përbërë nga pedagogë, artistë dhe ambasadori Borchardt shpalli dy punimet më të mira.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 qershor.

Ky është viti i dytë që organizohet një ekspozitë-konkurs i tillë, pas atij të vitit të kaluar, me tema “Përballja me të kaluarën” dhe “Ekstremizmi i dhunshëm”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës