Ekspozita/ Foto të rralla të poetit Havzi Nela ekspozohen në muzeun e Kukësit, vizitorët e parë nxënës të gjimnazit

Foto të rralla të Havzi Nelës, poetit të pushkatuar nga diktatura janë ekspozuar  në Muzeun Etnografik të Qytetit të Kukësit. Vizitorët e parë ishin nxënësit e gjimnazit që mban emrin e tij. Ekspozita përmban 38 foto të panjohura, që i ka mbledhur me përkushtim shkrimtari Petrit Palushi.

"Janë shumë foto që ne do i ekspozojmë në dy seanca sot dhe pas 3 javësh. Duke i parë dhe përpunuar mund të them se janë befasuese të gjitha fotot, vihet re shkëlqimi i syve të tij. janë gjithsej 38 foto të panjohura të cilat i kam mbledhur tek të gjithë shokët e shkollës që nga Shkodra e më pas kur shkoi në Tiranë", thotë shkrimtari Petrit Palushi

Në këtë ekspozitë, Palushi veçon foton e fundit të Havzi Nelës, shkrepur ditën e arrestimit. 

"Ekziston fotoja e fundit që është bërë në hetuesi. Ka një gabim aty kur thuhet dy ditë para ekzekutimit, por kjo nuk është e vërtetë, kjo foto është e 17 qershor, pikërisht atë ditë kur u arrestua. Kjo ka të bëjë me dramatikën e jetës së Havzi Nelës, sepse është njeriu i dënuar 5 herë, rast unikal në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë ta çojmë këtë ekspozitë në disa shkolla të rrethit që nxënësit të njihen me periudhën më dramatike së Shqipërisë vitet 1945-1990", thotë Palushi Shkrimtar

Havzi Nela, kundërshtar i regjimit komunist, u burgos e internua nga viti 1967 deri në 1988 kur u var në mes të Kukësit. Me ardhjen e pluralizmit u shpall “Martir i Demokracisë”, ndërsa ka lënë një sërë veprash dhe dorëshkrimesh si “Në qelitë e burgut”, “Nuse më dhanë robninë”, “Eni të vajtojmë Shqipërinë”.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës