Ekspozita, ja si koleksionistët i
kanë bërë ikonostaset dollap

Ekspozita, ja si koleksionistët i<br />kanë bërë ikonostaset dollap
 Ikonat e ekspozuara në Muzeun Kombëtar nuk janë vetëm ato që i janë sekuestruar Gjergj Thimios por ka edhe ikona apo ikonostase të sekuestruara nga koleksionistë më pak të njohur. 

Madje tek këta janë parë abuzime të rënda të zbuluara nga operacioni i policisë për sekuestrimin e ikonave dhe ikonostaseve të humbura nga kishat e Shqipërisë.
Pikërisht në këtë ekspozitë është një dollap që është improvizuar me pjesë nga ikonostaset 300 apo 200-vjeçare.

Specilasitë pohojnë se ky dollap që i është gjetur një koleksionisti është sekuestruar në këtë gjendje që prezantohet në eskpozitë. Për dollapin janë marrë pjesë nga ikonostase të ndryshme që i datojnë shekujve të ndryshme, dhe “koleksionisti për qejf të vet ka ndërtuar këtë dollap”, shprehet një specialiste e trashëgimisë. 

Dollapi është ndërtuar me disa ristela druri të reja, ndërsa për zbukurime anësore janë përdorur disa pjesë të ikonostaseve që datojnë rreth 300 vjet, ndërsa në dyert e dollapëve janë vendosur ikonastasë të një kohe të mëvonshme.

Ende nuk është bërë ekpertiza e ikonostaseve nga janë shkëputur, por ministrja e kulturës gjatë çeljes së ekspozitës në muzeun historik kombëtar e përmendi në fjalën e saj se ka pasur abuzime të koleksionistëve me trashëgiminë dhe nuk mund të quhen koleksionistë ata që i përdorin ikonostaset për të ngritur një dollap të banal.

dollapi

dollapi

dollapi

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot