TIRANE- Ka zgjuar interes rikthimi i piktores Lumturi Blloshmi pas tetë vjetësh mungesë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Edhe pse në ekspozitën e saj që u çel mbrëmë mungonin personazhet e disa veprave të saj, politikanët, kishte një pjesëmarrje të madhe me personalitete të njohura të arteve figurative, të letërsisë e fushave të ndryshme të artit.
Në hyrje të ekspozitës është një cikël i satirës politike prej 20 punimesh. Kryeministri Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, etj, janë kthyer në personazhe satirike të kësaj ekspozite. Drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani shprehet se “Artistja mund ta prezantojë vetë këtë marrëdhënie me politikanët, por ajo dokumenton gjithsej shtatë cikle të jetës së krijimtarisë së saj 25-vjeçare, me kurator Krenar Zejnon, Ylli Drishtin, Edi Mukën dhe një kuratore polake. Lume Blloshmi është një artiste që nuk është indiferente, përdor ironinë nga kolazhet që krijon dhe e lë vetë spektatorin për të nxjerrë një konkluzion”, tha ai.
/Shqiptarja.com