Piktori i njohur grafist, Zamir Mati, ka çelur një ekspozitë sot paradite në Librarinë Tirana Times. Ekspozita u çel me rastin e daljes në dritën e botimit të librit të autorit të njohur të letërësisë për fëmijë Enver Muça, që mban titullin “Plaku Mu, frymëzime djaloshare në pleqëri”.
Përveç prezantimit të ilustrimeve të librit, me figura grafike bardhë e zi, të cilat janë të pasura me nuanca humori, piktori grafist Zamir Mati ka ekspozuar edhe dhjetëra vepra të tij më mjediset e librarisë që kanë shërbyer si ilustrime për librat për fëmijë.
Mes tyre është edhe vepra ilustruse e librit më të dashur për fëmijë “Beni ecën vet” e shkrimtarit Kiço Blushi.
Studiuesi i njohur Moikom Zeqo gjatë eskspozitës u shpreh se “Zamir Mati është grafisti më i mirë shqiptar. Ai me veprat e tij i ka shërbyer leximit të letërsisë shqiptare për fëmijë, dhe jo vetëm asaj, por edhe leximit të folklorit shqiptar nga fëmijët.
Në ekspozitën e piktorit grafist Ilir Mati, vihej re një lidhje harmonike me psikologjinë e fëmijëve dhe shrehjes e botës intime të tyre. Gjithashtu grafikat e tij më bojëra kanë ngjyra shpërthyese, por të harmonizuara me delikatesë. Vihet re qartë individualitei dhe personalieti i pesonazheve, me profil dhe karaktres shumë komunikues.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com