Sarkazma artistike me historinë e vjedhjes së Epitafit të Famshëm të Gllavenicës nga Muzeu Historik Kombëtar, në mesnatën e 3 shkurtit të vitit 1994 - trashëgimi kulturore që u mbijetoi 6 shekujve - si dhe valët e ikjes së shqiptarëve nga deti; në pamje të parë duken si tematika qendrore e ekspozitës së piktorit të njohur Fatmir Miziri.
Ekspozita është çelur në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve dhe do të qëndrojë e hapur deri më 2 maj.
Megjithatë, pavarësisht tematikës kuratori i ekspozitës Adrian Isufi na kujton se kur jemi përpara këtyre veprave “gjuha e artit pamor megjithëse është universale ka stacionet e veta kohore, ku fjala e saj “ndalon”. Kjo është arsyeja që edhe vetë autori Fatmir Miziri e ka të vështirë të flas për veprën e tij.

Ekspozita ka një numër të kufizuar veprash, që mund t’i shijosh në qetësi të plotë. Është krijuar me qëllim nga kuratori një distancë e zbrazët që veprat të kenë një frymëmarrje të gjerë artistike dhe filozofike. Megjithatë pas një meditimi të gjatë dialogu me autorin ka një vlerë të veçantë.
Prurjet e piktorit Fatmir Miziri shfaqen duke e vetëshijuar procesin e ndryshimit. Dhe ky proces hera-herës vjen si kapriçio artistike sipas orientimit që i jep materia fillestare drejt një zbavitje filozofike, ndërsa kuratori Isufi përpara kësaj ekspozite nuk e zbulon të gjithë mesazhin që mbart arti tredimensional i piktorit Fatmir Miziri. megjithatë në gjithë ekspozitën ndihet një frymë tragjikomike.
[gallery]21970[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO