Ekspozita  "Noli - Konica , Albumi i një bashkohësie" ekspozitë kushtuar dy figurave të shquara  të jetës kulturore, politike, letrare e shoqërore të vendit.  Fan Noli dhe Faik Konica, pasi u çel në Biblotekën Kombëtare ne Tiranë, ka udhëtuar drejt  Prishtines ku në ambjentet e Biblotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani" , është çelur në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë.
"Java e biblotekës në Kosovë", aktivitetit i organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë,14 deri më 18 prill , ka përfishirë si pjesë të kalendarit të  veprimtarive kulturore, dhe prezantimin e ekspozitës e organizuar ne kujtim të 50-vjetorit të vdekjes së Nolit dhe 140-vjetorit të lindjes së Konicës, (respektivisht më 13 dhe 15 mars).
Librat, dorëshkrimet, fotografitë, citatet e shënimet, apo edhe  lapsi dhe  oboja e famshme e Nolit,  monografia e Konicës, si dhe skulptura medalion e Nolit , janë prezantuar për shqiptarët e Kosovës, të cilët e kanë mikpritur ekspozitën e cila përveç prezantimit për herë të parë të disa objekteve  nga dy personalitetet, ka si qëllimin dhe vënien  në dukje të kontributit  të përbashkëta të Nolit dhe Konicës si shkrimtarë, përkthyes, kritikë letrarë e kritikë socialë, dijetarë të hollë në debatet ndërkombëtare të kulturës botërore por edhe polemistë të guqishëm ndaj zhvillimeve politike jo vetëm Shqiptare por edhe rajonale e europiane.
/atsh/