Ekspozita/ Piktori sjell ‘Rrënjët’ në Tiranë, Sulaj: Skënderbeu im meditativ, i frymëzuar nga monumenti i Odhise Paskalit

Agim Sulaj rikthehet tek rrënjët, tek artdashësit shqiptar me ekspozitën “Rrënjët 3”. Në qendër të ekspozitës kësaj here sjell figurën e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, një ndër figurat e pakta që i ka shoqëruar kudo shqiptarët.

Edhe pse prej 30 vitesh jeton edhe punon në Rimini të Italisë, ky vit për piktorin është i veçantë, sepse krahas festimeve të ndryshme kombëtare, përkujtohet 550-vjetori i ndarjes nga jeta e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Për “Report TV” Agim Sulaj shprehet se vetëm kështu mbajmë gjallë shpirtin, por edhe dëshirën për të ruajtur identitetin tonë kombëtar.

“E kam nisur ekspozitën me një  portret meditativ të Skënderbeut, që reflekton historinë e tij brenda atij meditacioni, që reflekton historinë ndoshta edhe të atyre që do të vijnë pas tij. Duart i qëndrojnë në ajër, për të zbritur diku. Të mbështetura ndoshta në kujtesën tonë kombëtare” u shpreh piktori edhe karikaturist, Agim Sulaj.

Por nga është ndikuar Agim Sulaj për të hedhur në telajo portretin e heroit tonë kombëtar. “Ne kur mbyllim sytë kujtojmë figurën madhore të Skënderbeut në sheshin e Tiranës, të Odhise Paskalit. Skënderbeut i kanë bërë portrete që nga venecian edhe të tjerë, por Paskali mbërtheu në punën e tij, gjithçka populli ynë shihte tek ajo figurë” tha piktori edhe karikaturist, Agim Sulaj.

Ndërsa, edhe pse nuk heq dorë nga rrënjët shqiptare, kësaj here sjell edhe pak rrënjë nga Rimini. “Rrënjët kësaj here vijnë me qytetin nga Rimini, vendosa të përdorë këtë tablo përfaqësuese mes dy vendeve, për ta thyer pak gamën e ashpër të natyrës shqiptare me një qytet italian”.

Ndonëse punët e tij, kanë parë dritën e ekspozimit në shumë galeri ndërkombëtare, por çfarë rëndësie ka për artistin një ekspozitë në Shqipëri?

“Punët e mia, janë arritjet e mia. Në Shqipëri mua më mjafton që të përcjell vetëm dashurinë për vendit, që ta duam vendin tonë. Mua kjo më mjafton”.

Kujtimet  e tij për Jonufran, Karaburunin, lidhja me detin, rrugicat e Tiranës që sot nuk janë më, portreti i Ali Pashë Tepelenës, trungjet e dalë nga toka janë tematikat e 20 punimeve në vaj, që janë ekspozuar për një muaj tek “Plaza”.

Veprat e Agim Sulajt janë prezantuar edhe vendit,si në Itali, Francë, Spanjë, Portugali, ku artisti është vlerësuar edhe me çmime ndërkombëtare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion