Ekspozita /Prezantohen dokumente të Arkivit të Shtetit për Shën Terezën

Arkivi i Shtetit ekspozon gjatë këtyre ditëve në nderim të figurës së shenjtës Terezë dokumente edhe fotografi. 22 vjet pas kalimit të Nënë Terezës në amshim arkivi ekspozon dokumente, si letra ku Nënë Tereza kërkon që të bëhet misionare, e shkruar që në vitin 1928, apo më tej fotografia e pasaportës së parë, emrin e saj në librin e lëshimit të pasaportave (1927-1929), apo momente të ndryshme kur ka qenë pjesë e korit të Kishës katolike në Shkup. Nuk mungon as pema gjeologjike e familjes së Shën Terezës, shtëpia e saj në Shkup apo edhe fotografi të prindërve të saj. Gjatë ceremonisë së çeljes së ekspozitës të pranishëm ishin disa personalitete, të cilët e konsideruan kontributin e Nënë Terezës, si një pasaportë për shqiptarët kudo në botë. 

“Unë vij nga Kosova, por ndihem dy herë i respektuar. Është nderi madh për shqiptarët, që të kemi një figurë të tillë. Nënë Tereza pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Shkup. Është fat i madh që kemi figura kaq të mëdha. Emri i Nënë Terezës ka qenë udhërrëfyes për ne shqiptarët e Kosovës. Duke pas moton e saj, dashuri edhe paqe do të arrijmë synimet e saj. Në të gjitha etapat e shtetit ndërtimit tonë, Nënë Tereza ka qenë ylli që ka ndriçuar edhe sot është një pasaportë që ne na bën të ndihemi krenarë”, shprehet  Sylë Ukshni, ambasador i Kosovës në Tiranë .

Nuk mungon në këtë ekspozitë as letërkëmbimi i Nënë Terezës me Ramiz Alinë, ku Shën Tereza pas vizitës në Shqipëri i kërkon leje për të hapur një shtëpi për të varfëritë, por kjo leje nuk i miratua asnjëherë nga Presidenti i Kohës. Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Kalanë e Tiranës.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sam: 07/09/2019 17:24

    Nene Tereza ka qene nje arumune ose si i thone llaci faci...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë