Ekspozita “Qyteti im”, arkitektët vendas fotografojnë peizazhin urban shqiptar

20 autorë të profesioneve të ndryshme, si fotografë profesionist dhe amatorë, arkitektë, urbanistë dhe artistë janë bërë bashkë për të realizuar ekspozitën fotografike online, të realizuar nga Tati space “Qyteti im”.

“Qyteti im¨ përmes fotografive vjen në dimensione të ndryshme, ku ndërtesat moderne herë janë në harmoni me tradicionalen, herë kur harmonia e dëshiruar nuk ekziston në peizazhin urban shqiptar. Në fotot e urbanistëve vendas, ku shohim edhe se si e reja “bërtet, dhunon, përçmon”, si përmes fotove “2000 vjet shtresëzim urban”, “Kërcënim dhe konkurrencë” të realizuar në Durrës nga urbanistja Loreta Çapeli. Të tjera vijnë nën emërtimin “Rrethimi”, “Përtej reve” apo “Qyteti magjik”.

Nuk mungojnë as fotografitë që janë realizuar gjatë periudhës së karantinës për shkak të pandemisë Covid19.

Të tjerë arkitektë apo artistët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, sjellin qytetet ku jetojnë.

Ndërsa, vendet e largëta medituese edhe melankolike vijnë përmes fotografive të profesionistëve, si “Buzëmbrëmje mbi qytet” nga Albert Cmeta, duke i lënë shteg kujtdo, që të gjejë qytetin e tij.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë