Kishë apo diçka tjetër? Kush e ndërtoi dhe për çfarë shërbeu, mos vallë kishte një funksion tjetër? Si dhe përse është lënë në mëshirë të fatit dhe sot nuk ka zot? Përse njihet shumë pak edhe nga ekspertët? Kush e ka sot në duar fatin e saj?
Ndiqni Amarcord me Eljan Taninin, ora 21:00, çdo të diel në Report Tv. Flasin për këtë temë që bëhet publike për herë të parë nga Amarcord:
Artan Shkreli Arkitekt, At Zef Bisha nga Kisha Zemra e Krishtit në Tiranë, Andi Papastefani Arkitekt Peisazhi, Bledar Gramo Ikonograf/studiues, Konstantinos Giakoumis Prof.Asc.Dr Unv Logos, Verdi Take Kineast

Pyetjeve të gazetarit Eljan Tanini, bashkëbiseduesit ndër të tjera u përgjigjën kështu:
Eljan Tanini: -Çfarë është kjo vepër e veçantë?
Arkitekti Artan Shkreli u shpreh se: -Kjo kishë e krijuar dhe e ndërtuar pranë Kazermave të Ali Rizait në Tiranë, ose vendi që njihet si Qyteti i nxënësve sot, ka pasur disa funksione në kohë të ndryshme. Kisha ka disa simbolika në pjesën e jashtme të fasadës. I përket një teknologjie shumë të mire për kohën dhe është tepër e veçantë për nga forma dhe përmbajtja e saj! Pasi dihet që italianëti ndërtonin të tilla krijime kudo ku ata kishin aktivitetet e tyre si në Spitalin Ushtarak, Ministria e Mbrojtjes sot etj… Objekti për nga pamja e jashtme është shumë i veçantë mbi atë çfarë kemi trashëguar në Shqipëri. Brenda ka qenë e ndarë me dy kate ku sot nuk kem asnjë gjurmë nga kati në kat!
Eljan Tanini: -A njihet kjo vepër apo kjo kishë sot nga Kisha Katolike në Tiranë?
At Zef Bisha, Famullitar i Kishës Zemra e Krishtit në Tiranë tha: -Ne kemi informacion për këtë kishë. Vetë banorët e sotëm të zonës pranë saj na kanë njfotuar për të, por edhe ata vetë kanë shumë pak njohje për kishën. Unë vetë kam meshuar shpesh herë atje! Është nga qasjet më të bukura të arkitekturës sonë kishtare, megjithëse duhet të bëjmë më shumë që ajo të kthehet në gjendjen e saj primare! Nuk është një objekt i thjeshtë!
Eljan Tanini: -Çfarë stili përfaqëson mënyra e saj e ndërtimit?
Andi Papastefani: -Është e ndërtuar me blloqe betoni, është diçka e shpejtë dhe shumë moderne për kohën e saj! Ka skelet beton arme, është shumë e dekoruar edhe me figura enigmatike si ajo në pjesën e hyrjes, besoj se i përket fundit të viteve 30-të, me dy hyrje anësore, e cila mund të ketë edhe diçka më shumë se kishë!
Eljan Tanini: -Objekti tashmë i braktisur, ka misticizëm apo nuk ngacmon më askënd?
Bledar Gramo, ikonograf dhe studiues i kishave: -Ka një lloji misticimi si objekt por drejtimi i saj nuk është nga lindja, është objekt që të kujton kultin por edhe nuk është sepse të lë për të dyshuar nga shumë drejtime. Ndihet qartë në të arkitektura fashiste, ndihet qartë se mund të ketë patur brenda saj diçka me rëndësi, ndryshe nga shumë ndërtesa të tjera të kohës së saj!
Eljan Tanini: -Ju si studiues i veçantë dhe me shumë njohje, keni pasur njohje për këtë objekt kaq shumë të veçantë?
Prof.Asc.Dr Konstantinos Giakoumis në Universitetin Logos u shpreh se: -Jo nuk ka info për këtë objekt! Ka paralele si vepër edhe me katedralet, format apo edhe zbukurimet! Psh në një nga hyrjet duket figura e Hygeas, ka guacka në dritare, harku gotik, rozeta, i mungon apsida, është me dy kate, banorët pranë saj nuk kanë info, në dritare janë shenjat e karabinierëve por ndërkohë disa veprime në të lidhen edhe me fashon e vjetër.
Eljan Tanini: Ju si banor i vjetër i Tiranës por edhe si një i ri i atyre viteve, keni patur njohje me këtë objekt pak të çuditshëm?
Verdi Take, ish Kineast tha:
-Kam kaluar disa vite të jetës sime buzë, pranë dhe brenda këtij objekti që ne në ato vite i thonim “Kisha”! ishin vitet 50-të kur shkonim fëmijë te Qyteti i Nxënësve. Atje kishte disa ndërtesa me funksione të ndryshme, ndër to ishte edhe ky objekt. Brenda saj kemi dhënë disa shfaqje. Mbaj mend mjegullt që brenda saj kishte edhe disa si figura të pikturuara.
Eljan Tanini: Kjo ishte edhe kryevepra e një kryeqyteti me thesare të fshehura, ku disa gjëra zhduken dhe disa të tjera harrohen apo nuk njihen fare. Amarcord, çdo të diel, ora 21:00 në Report Tv.
Komente

