Ekspozitë e arkitekturës italiane
në GKA, e çelur deri më 18 nënto

Ekspozitë e arkitekturës italiane<br />në GKA, e çelur deri më 18 nënto
Një ekspozitë e arkitekturës italiane të shekullit të 20-të e titulluar “Komuniteti Itali” është çelur mbrëmjen e së mërkurës në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ekspozita është bërë në bashkëpunim me trienalen e Milanos, nderkohe qe eshte kuruar nga Rafaella Poleti dhe Paola Nicolin. 

Në ekspozitë prezantohen vizatime, libra e revista për arkitekturën të viteve ‘70-’90, kur ka pasur një lulëzim panoramës italiane.

Ekspozita e organizuar nga Philipo Orsini do të qëndrojë e çelur deri më 18 nëntor në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë . Philipo Orsini rrëfen për Report TV qëllimin e ekspozitës dhe cila është perspektiva e arkitekturës italiane sot

“Kjo ekspozitë synon të nxjerrë në pah kompleksitetin e veçantë dhe pasurinë e kulturës arkitektonike italiane, ku ka shumëllojshmëri stilesh dhe kontributesh stilistike. Këto tregojnë së bashku aftësinë për t’u lidhur në kontekstin historik dhe natyral që karakterizon vendin tonë.”, tha Orsini

Ndërsa pyetjes se cila është e ardhmja e arkitekturës italiane në bumin e ndërtimeve bashkëkohore, Philipo Orsini i përgjigjet se ka gjithmonë përpjekje për të bashkëvepruar me traditën më të mirë dhe zhvillimet bashkëkohore në arkitekturë.

[gallery]19199[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!