Ekstradim i jashtëligjshëm i Gylenit?
Ambasada turke: Qesharake!
Të gjitha pretendimet se Turqia mund të përdorë mjet tjetër përveç sundimit të ligjit për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, janë të rreme, qesharake dhe të pabaza, tha Ambasada e Turqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Të gjitha pretendimet se Turqia mund të përdorë mjet tjetër përveç sundimit të ligjit për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, janë të rreme, qesharake dhe të pabaza, tha Ambasada e Turqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Në një deklaratë me shkrim të Ambasadës së Turqisë theksohet se udhëheqësi i organizatës terroriste FETO, Gylen, planifikoi dhe urdhëroi tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar dhe pritet që SHBA-të ta ekstradojnë atë në Turqi.
"Populli turk është thellësisht i shqetësuar dhe habitur nga fakti se si Fetullah Gylen si person që qëndron prapa veprave të liga dhe të rënda gjen strehim në SHBA. Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin ndërinstitucional, në mënyrë që institucionet amerikane ta kuptojnë më mirë fajësinë e FETO-s, arsyet për ekstradimin e Gylenit në përputhje me marrëveshjen për ripranim në mes të dy vendeve”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë thuhet se qeveria dhe populli i Turqisë presin ekstradimin e menjëhershëm të Gylenit, i cili duhet gjykuar.
"Siç kemi theksuar edhe në mars të këtij viti, të gjitha pretendimet se Turqia mund të përdorë mjet tjetër përveç sundimit të ligjit për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, janë të rreme, qesharake dhe të pabaza”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ndryshe, gazeta The Wall Street Journal të premten pretendoi se ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn, dhe djali i tij kanë zhvilluar takime me zyrtarë të ndryshëm turq për rrëmbimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, jashtë territorit të SHBA-ve, me një kosto prej 15 milionë dollarëve. WSJ pretendoi se takimi është hetuar nga Prokurori Special Robert Mueller, i cili po ashtu drejton hetimin lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Robert Kelner, avokati i Flynnit, i cilësoi si të rreme dhe të shëmtuara pretendimet e mediave në llogari të klientit të tij, i cili u akuzua për rrëmbim dhe ryshfet./AnadoulAgency
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
27.6%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1817
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nëse hyj në listë me Berishën dhe Ramën do votoj çdo gjë që duan ata', Duka del kundër marrëveshjes: Hap prapa
25 Korrik, 22:49
-
Conference League/ Egnatia mposht 0-1 Vikingur në Islandë, Dabjani bën të 'harrohet' Alen Sherri
25 Korrik, 22:45
-
Dua Lipa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, habiten ndjekësit (VIDEO)
25 Korrik, 22:43
-
Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin
25 Korrik, 22:25
-
Pazari Berisha-Rama antikushtetues/ Spahiu: Lista e mbyllur quhet emërim, lista e hapur zgjedhje
25 Korrik, 22:16
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve
25 Korrik, 22:12
-
Hummels po pret transferimin te Real Madridi, 'Galaktikët' marrin vendimin
25 Korrik, 22:04
-
Zhupa: 144 punonjës të shkarkuar nga RTSH, nuk është portali i Alfred Pezës! Televizioni mbahet me taksat e shqiptarëve
25 Korrik, 22:02
-
Spahiu ironizon PD: Ëndrra e studentëve të dhjetorit, s’ishte me Fredi Belerin në Europë
25 Korrik, 22:01
-
Zgjedhjet në Himarë/ Duka: Të dy kandidatët janë mall importi! Shërbimi grek i pranishëm? Suli ironizon: Kanë ardhur dhe pushtuesit turk
25 Korrik, 21:56
-
Këshillit Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit si drejtoreshë e Festivalit të Këngës! Anëtari raporton në Kuvend, opozita debate: Keni shkarkuar 144 punonjës
25 Korrik, 21:48