Ekstradimi, Arifaj vrau një italian
për të marrë hakun e motrës
Shtetasi Myrteza Arifi, një prej 5 të ekstraduarve drejt Italisë ditën e sotme akuzohet se ka vrarë një shtetas Italian. Ai ka shkuar në Itali, bashkë me shokun e tij, për të marrë hakun e motrës ndaj një italiani që kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të.
Shtetasi Myrteza Arifi, një prej 5 të ekstraduarve drejt Italisë ditën e sotme akuzohet se ka vrarë një shtetas Italian.
Bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur më 20 tetor të vitit 2011, ku në bashkëpunim edhe me dy shqiptarë të tjerë, konkretisht Jetmir Marku (shok me Arifaj) e Suela Arifaj (motra e të ekstraduarit) , ka vrarë me thikë duke i prerë fytin, italianin Luigi Taurino.
Sipas informacioneve të disponuar, viktimës ju bë pritë pranë banesës së tij , ndërsa Myrteza Arifaj dhe Marku u përballën me viktimën duke e goditur mizorisht me thikë në pjesët e trupit, ndërsa shqiptarja Suela Arifaj i priste në makinë për të lëvizur sa më shpejt pas krimit. Por ka qenë fatale një plagë e thellë në fyt, e cila i shkaktoi vdekjen shtetasit Italian.
Ajo çka rëndon më shumë mbi të ekstraduarin Arifaj, është fakti që ai drejtonte aktivitetin e personave që bashkëpunuan në kryerjen e krimit.
Deklaratë e rëndësishme ka qenë ajo e bashkëshortit Italian të Suela Arifaj, Zampieri Riccardo, i cili tha për autoritet se në fillim të vitit 2011, italiani Luigi kishte tentuar të abuzonte seksualisht me shtetasen Arifaj.
Ka qenë i patolerueshëm ky fakt për të vëllain e saj, Myrteza Arifaj, i cili kishte dashur t’i jepte një mësim viktimës italiane për të marrë hakun e të motrës.
Myrteza Arifaj u ekstradua sot nga Shqipëria drejt Italisë, me kërkesë të Interpol Roma, bashkë me 4 shqiptarë të tjerë të cilët kishin kryer veprën penalë të trafikimit të lëndëve narkotike.
(Gre.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18