Ekstradimi i Dritan Rexhepit, kryepolici Proda takon ambasadorin e Turqisë: Operacione dhe ekipe të përbashkëta hetimore!
Kryepolici Ilir Proda dhe ambasadori turk, Tayyar Kağan Atay
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot (9 Janar) në një takim ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay.
Përveç vlerësimit të bashkëpunimit dhe rezultateve që i cilësuan si historike si me ambasadën, ashtu edhe me agjencitë ligjzbatuese të Turqisë, ata shprehën gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimit, ‘me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim’.
Ky takim vjen një ditë pas ekstradimit të të shumëkërkuarit Gramos (Dritan) Rexhepi, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët e Ankarasë ditën e djeshme (8 Janar). Proda ka shprehur falënderim në veçanti për kapjen në Turqi të Rexhepit dhe ekstradimin e tij në Shqipëri.
“Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Republikës së Turqisë ka një bazë solide, sepse mbështetet në marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Falënderoj Policinë e Turqisë, për kontributin e vlefshëm që ka dhënë për Policinë e Shtetit, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në atë të trajnimeve të punonjësve të Policisë shqiptare. Policia e Shtetit është e hapur për zgjerimin e bashkëpunimit, për të krijuar ekipe të përbashkëta hetimore, duke shkëmbyer informacione dhe zhvilluar operacione të përbashkëta, si dhe për të zhvilluar vizita në të dyja vendet, për shkëmbimin e eksperiencave”, tha Proda mes të tjerash.
Ambasadori i Turqisë, Atay, ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese të Republikës së Turqisë dhe Policisë së Shtetit shqiptar dhe garantoi kryepolicin shqiptar se ‘ambasada e Turqisë në Tiranë është e angazhuar maksimalisht për forcimin e këtij bashkëpunimi dhe për ofrimin e mundësive të reja për punonjësit e Policisë shqiptare, nga Policia turke’.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
75.8%
-
Pak
18.9%
-
Nuk kam mendim
5.3%
Vota total: 132
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Hoxha: Angazhimi dha rezultate në parandalimin e korrupsionit! Ambicie përsosja e mëtejshme e Policisë, të rrimë me këmbë në tokë
21 Mars, 13:08
-
Von der Leyen reagon për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit: Turqia duhet të mbrojë vlerat evropiane
19 Mars, 18:52
-
Zgjedhjet/ Proda takon Celibashin në KQZ: Kush cenon procesin, do përballet me pasojat ligjore, do ndjekim çdo rast! Bashkëpunim edhe me Prokurorinë
18 Mars, 13:38
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
13 Mars, 13:39
-
Proda: Vitin e kaluar erdhën 10 mln turistë dhe nuk pati asnjë incident! Policimi në komunitet rriti parametrat e sigurisë
12 Mars, 16:38
-
Kishte kryer disa vjedhje në Milano, arrestohet 33- vjeçari nga Laçi, pritet ekstradimi në Itali (EMRI+VIDEO)
12 Mars, 08:52
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
Mbretëria e Bashkuar i dhuron policisë së shtetit pajisje imazherike për detektimin e shpejtë të drogës e armëve në kufi
9 Mars, 14:33
-
Policia finalizon operacionin “Rifle”: Sekuestrohen armë, municion dhe mjet prerës, vihet në pranga 53-vjeçari në fshatin Grorë
9 Mars, 10:54
-
Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, nga leja vjetore te shpërblimet dhe detyrat! Përveç shoqërimit, efektivit i shtohet e drejta e ndalimit
8 Mars, 20:32
-
Një delegacion i policisë së Tiranës, vizitë pune në Londër, bashkëpunim me strukturat e laboratorit të Policisë Shkencore të Anglisë
7 Mars, 11:01