Ekstradimi, nis shqyrtimi për
Hatinë, avokati:E kreu dënimin

Ekstradimi, nis shqyrtimi për<br />Hatinë, avokati:E kreu dënimin
Gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi të zhvillojë gjykimin për ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë. Alket Hatia është liruar nga Shkalla e Parë në muajin Korrik, ndërsa sot në gjyq u përfaqësua nga avokati Erjon Bogdani.
 
Avokati ka kërkuar refuzimin e ekstradimit për në shtetin italian, pasi sipas tij e ka shlyer dënimin në Shqipëri, meqënëse “kemi të bëjmë me të njëjtën vepër penale ushtruar në vazhdimësi në 2 shtete të ndryshme (Shqipëri dhe Itali). Nuk duhet të japim vendim pro ekstradimit për Alket Hatinë sepse shteti italian ka zhvilluar gjyqin në mungesë ndërkohë që ai vuante dënimin në Shqipëri".
 
Trupa gjyqësore e drejtuar nga Petraq Curri nuk e pranoi këtë kërkesë dhe vendosi që të zhvillohet procesi gjyqësor, në të cilin do të shqyrtohen faktet penale në ngarkim të Hatisë. Seanca e radhës e cila do të zhvillohet përtej afateve të parashikuara në ligj, në dt 25 tetor ora 11:00.
 
Hatia i etiketuar si “Zoti i drogës”
Alket Hatia 44 vjeç-i etiketuar nga mediat italiane si “Zot i drogës” u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës pasi emri i tij u shfaq në sistemin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Urdhri i kërkimit ndërkombëtar bazohej në vendimin e datës 30 shtator 2016 të Gjykatës së Milanos, që e dënonte Hatinë me 20 vjet burg për trafik heroine.
 
Hatija-i cili ka vuajtur një dënim në Shqipëri në vitet 2008-2014 për “trafik narkotikësh” pretendon se e ka shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar së fundmi edhe në Itali. Që nga 11 korriku 2017, ditë kur Hatia rifitoi lirinë, ai nuk ka mundur të arrestohet më nga policia, megjithëse gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për të. Çështja momentalisht është në pritje të gjykimit në themel, pasi autoritet italiane kanë sjellë kërkesën për ekstradimin e tij në Itali.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës