Ekstradimi, SHBA marrëveshje me 
Kosovën, shfuqizon atë me Serbinë

Ekstradimi, SHBA marrëveshje me <br />Kosovën, shfuqizon atë me Serbinë
Marrëveshja e ekstradimit midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është nënshkruar sot nga presidentja kosovare në largim, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Jahjaga tha se "mungesa e kësaj marrëveshjeje të ekstradimit ka qenë pengesë ligjore për përmbyllje të suksesshme të rasteve".

"Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot, Kosova dhe SHBA-të përpos që forcojnë partneritetin dhe përcaktimin për rend dhe ligj, dy shtetet garantojnë që kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve të vendeve tona do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë", shtoi ajo.

Ndërsa, ambasadori amerikan tha se tha kjo marrëveshje shfuqizon marrëveshjen e hershme ndërmjet qeverisë së SHBA-së dhe asaj të Serbisë.

“Kjo marrëveshje mundëson që t’i sjellim kriminelet para drejtësisë të të dy vendeve. Marrëveshja do të kontribuojë në sigurinë rajonale. Kjo marrëveshje është mekanizëm që të rrisë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ky kredibilitet rritet edhe kur luftohen çështjet e korrupsionit. Ne i aftësojmë prokurorët policët, gjyqtarët për të ndihmuar në identifikimin e kësaj praktike. Punojmë me publikun dhe bizneset për ta luftuar korrupsionin, gjë kjo e cila nuk është e mundur pa sundimin e ligjit”, shtoi Delawie.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor