Ekstradimin në Serbi i Ballistit
Cana kërkon lirim për kryetifozin

Ekstradimin në Serbi i Ballistit<br />Cana kërkon lirim për kryetifozin
Gjykata e Dubrovnikut në Kroaci dha tre ditë më parë vendimin për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, ku drejtësia serbe prej dy vitesh ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar me emrin e tij, në lidhje me ngjarjen e ndeshjes Serbi- Shqipëri, ku u ngrit një dron me flamurin kombëtar.

Reagimet lidhur me vendimin e dhënë nga togat e zeza kroate ka qenë të shumta.

Federata Shqiptare e Futbollit gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se është angazhuar plotësisht për të shmangur ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, si dhe ka u ka bërë thirrje institucioneve shqiptare, që të ndërhyjnë për të shmangur ekzekutimin e vendimit të gjykatës kroate.

Mëngjesin e sotëm ka reaguar edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili me  anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar liri për Ballist Morinën, tifozin e “çmenduar” të kombëtares shqiptare.

lorik cana ballisti
     (Statusi i bërë nga ish- kapiteni i kombëtares, Lorik Cana)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë