Ekstradohen drejt Italisë 8 shqiptarë
për vepra të rënda penale

Ekstradohen drejt Italisë 8 shqiptarë<br />për vepra të rënda penale
TIRANË - Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth orëës 12:30’ është kryer ekstradimi nga vendi ynë në drejtim të Italisë i 8 shtetasve të kërkuar nga organet italiane të drejtësisë për kryerjen e veprave të rënda penale.

Arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i këtyre shtetasve u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma.

JA 8 SHQIPTARËT E EKSTRADUAR:

1.      Dritan Ballhysa, vjeç 43, nga Elbasani. Ky shtetas u arrestua me datë 07.05.2013, në Elbasan pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendim të datës 22.06.2010, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “trafik të lëndëve narkotike në bashkepunim”.

2.      Besnik Lleshi, vjeç 33, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 10.04.2013, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 03.12.2012, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”.

3.      Artan Dalti, vjeç 44, nga Burreli. Ky shtetas u arrestua më datë 21.05.2013, në Burrel, pasi Gjykata e Trentos, Itali me vendim të datës 24.09.2007, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “trafik të lëndëve narkotike”.

4.      Gentian Cako, vjeç 41, nga Berati. Ky shtetas u arrestua me datë 17.04.2013, në Berat, pasi Gjykata e Milanos, Itali me vendim të datës 04.11.2002, e ka dënuar me 16 vjet e 10 muaj burg këtë shtetas për veprën penale “trafik të lëndëve narkotike”.

5.      Emiljano Shota, vjeç 20, nga Kruja. Ky shtetas u arrestua me datë 26.06.2013, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 07.02.2013, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “rrëmbim personi”.

6.      Sami Shala, vjeç 50, lindur në Kosovë. Ky shtetas u arrestua, pasi Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 26.03.2002, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “trafik të lëndëve narkotike”.

Tigert Allko, vjeç 37, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 10.04.2013, në Elbasan, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 03.12.2012, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qellim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Orjan Brozi, vjeç 31, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 07.05.2013, në Kakavijë, pasi Gjykata e Firences, Itali me vendim të datës 24.11.2005, e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj burg këtë shtetas për veprën penale “vjedhje me dhunë”. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet