TIRANË- Musli Mehmetaj autori i grabitjes me armë  të ish-Bankës Amerikanë në Shqipëri në vitin 2005, është ekstraduar këtë mbasdite nga Zvicra në vendin tonë.
 
Musli Mehmetaj është dënuar në vitin 2011 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 18 vite burg për grabitjen në vitin 2005 të një filiali të ish-Bankës Amerikane.

Mehmetaj ka qenë i dënuar në shtetin e Zvicrës, ku sërish akuzohet për grabitjen e një banke. Dënimi në Zvicër i përfundoi këtë muaj, ndërsa në vendin tonë ai do të vijojë burgun edhe për 18 vjet të tjera.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)