Ekstradohet kazakistanasi i
dënuar për trafik droge në Shqipëri

Ekstradohet kazakistanasi i<br />dënuar për trafik droge në Shqipëri
TIRANË - Një 52-vjeçar nga Kazakistani është ekstraduar në Shqipëri, pasi në vitin 2009 gjykata e Krimeve të Rënda, e ka dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se dje, Alexandros Mikail Zeitinidis, 52 vjeç, është sjellë sot në Tiranë, për të vuajtur dënimin e mbetur.
 
“Nga zyra qendrore kombëtare Interpol Tirana, dje u krye ekstradimi nga Chisinau, Moldavi drejt vendit tonë, i shtetasit  Alexandros Mikail Zeitinidis, vjeç 52, lindur në Kazakistan”, tha Policia e Shtetit.
 
Uniformat blu thanë se, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, në datën 13 korrik 2009, e ka dënuar këtë person me 7 vjet e 4 muaj burg për kryerjen e veprës penale të trafikut të lëndëve narkotike. Atij mësohet se, i ka mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 1 muaj e 20 ditë burg.
 
Ky person është kapur në Kakavijë në datën 7 prill 2008, pasi në automjetin e tij janë gjetur 36 pako me lëndë narkotike. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Chisinau, më  datë 24 nëntor 2013 në Giurgiulesti, Moldavi u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
 
Nё aeroportin “Nёnё Tereza” nё Rinas i ёshtё dorëzuar pёrfaqёsuesve tё Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Burgjeve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit