TIRANE - Zyra Qëndore Kombëtare Interpol Tirana ka ekstraduar sot drejt Italisë një 32 vjeçar të kërkuar ndërkombëtar për akuzën e trafikut të narkotikëve.

I ekstraduari është Anton Preçi 32 vjeç, banues në Shkodër. Sipas policië, ekstradimi i tij drejt vendit fqinj është bërë pasi  Gjykata e Pistojës, më datë 17.01.2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Preçi ishte arrestuar më datë 10.09.2014, në Shkodër me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)