Është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë i shumëkërkuari më tri identitete. I dënuar me 21 vite burg.
Bëhet fjalë për Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç.
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Aleks Kola, u arrestua në korrik të vitit 2013 në Northampton për një aksident të vogël. Pasi iu morën shenjat e gishtërinjve rezultoi se, ato përputheshin me të gangsterit Lekë Prendi, i cili kërkohet nga autoritetet në Tiranë për një vrasje brutale të një prifti të kryer në vitin 2000.
Kola këmbënguli që ky është një gabim identiteti dhe kur gjykata miratoi ekstradimin e tij, 34-vjeçari e apeloi vendimin duke argumentuar se nuk kishte asnjë të përbashkët me të kërkuarin.
Gjykata e Lartë në vitin 2015 bllokoi dëbimin e tij nga Britania e Madhe me pretendimin se dokumenti i Interpolit për Prendin ishte plot me gabime dhe se nuk është e sigurt që personi i arrestuar (Aleks Kola) është pikërisht ai.
Mesa duket, tashmë nuk ka më dyshime që Prendi dhe Kola janë i njëjti person.