Ekstradohet nga Gjermania në Belgjikë diplomati iranian

Ekstradohet nga Gjermania në Belgjikë diplomati iranian

Foto ilustruese

Një diplomat iranian është ekstraduar nga Gjermania në Belgjikë, pasi dyshohet se ka qenë pjesë e një komploti të dështuar për të sulmuar një tubim të opozitës iraniane, pranë Parisit, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë.

Diplomati i identifikuar si Assadollah Assadi, është vendosur në Vjenë pasi u arrestua në rajonin gjerman të Bavarisë, më 1 korrik.

Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Lartë Rajonale në qytetin Bamberg të Gjermanisë e ka miratuar këtë veprim javën e kaluar.

Assadi dyshohet se ka kaluar një pajisje me 500 gramë eksplozivë te një çift që jeton në Belgjikë, i cili dyshohet se ka planifikuar ta përdorë atë për të kryer sulm terrorist.

Mirëpo sulmi i planifikuar dyshohet se ka pasur në shënjestër një tubim të Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Iran, në një lagje të Parisit më 30 qershor, i cili është ndjekur nga rreth 25,000 iranianë që e kundërshtojnë Qeverinë në Teheran.

Gjithashtu tubimin e kanë ndjekur edhe figura amerikane, përfshirë Rudolph Giulianin, avokat personal i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë