Interpol Tirana ka esktraduar sot drejt vendit tonë, 49 vjeçarin shqiptar, Leonard Muçaj (Roland  Muçaj), 49 vjeç, banues në Berat. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj tij një vit më parë, masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale "Trafikim i të miturve".

Muçaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës Dhjetor 2014 – Janar 2015, ka trafikuar në Greqi, një shtetase të mitur, të cilën më pas e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com