TIRANE - Ekstradohet nga Greqia, një 47 vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, njoftoi ekstradimin nga Greqia për në Shqipëri të shtetasit Fiqiret Delija, lindur në në Qenas–Fier.
Ekstradimi i tij pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e kishte dënuar në vitin 2001 shtetasin Delija me 20 vite burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake“.
Ne ngjarjen e ndodhur më datë 18.03.1999, në fshatin Pojan, Fier në ambientin e një servisi makinash, pas një konflikti të momentit me shtetasin Arben Driza, e ka qëlluar këtë shtetas me armë zjarri të llojit pistoletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com