TIRANE - Ekstradohet nga Greqia, Fatos Gjura, 35 vjeç, lindur në Librazhd, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, njoftoi ekstradimin nga Greqia të shtetasit Gjura, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, në Tiranë, e kishte dënuar në vitin 2010 me 8 vite burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve“
Shtetasi Fatos Gjura është deklaruar fajtor, pasi organizonte transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë, ku në sajë të bashkëpunimit me shtetas të tjerë bëhej edhe shpërndarja e këtyre lëndëve.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, shtetasi i mësipërm, i është dorëzuar rreth orës 17:30 përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com