TIRANE - Estradohet ditën e sotme nga Italia në vendin tonë Romualdo Xhuvelaj, 36 vjeç nga Vlora, i dënuar me burg për trafik të lëndëve narkotike.
Xhuvelaj ishte dënuar nga Gjykata e Krmieve të rënda me masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve e kryer në bashkëpunim“.
I ekstraduari, dyshohet se më datë 07.11.2012, në bashkëpunim me shtetasit Dorjan Çela, Antonio Muho, Sokol Muho, Erjon Kasemi, Qazim Nebiu dhe Konstandin SHani, kanë tentuar të trafikojnë nga Vlora drejt Italisë, një ngarkesë prej rreth 1.1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në datën 06.08.2013, Romualdo Xhuvelaj, është arrestuar në territorin italian, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com