Interpol Tirana, ditën e sotme, bëri të mundur ekstradimin nga Milano drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Basri Hamdi Bejtja, vjeç 57, lindur në Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka Bejtjan me 12 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje“ e mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake“.

Shtetasi Basri Bejtja, është shpallur fajtor pasi në datën 14.06.1997, në fshatin Vukatanë, në Shkodër, si pasojë e një konflikti pronësie, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin R.A., duke e qëlluar me një armë tip automatik dhe duke e plagosur rëndë këtë shtetas. ah/Shqiptarja.com/