TIRANË - I dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Durrësit, për shitje të lëndëve narkotike, ekstradohet nga Italia, 25-vjeçari, Edison Shqarthi.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se, sot Interpol Tirana ka sjellë me pranga të riun nga Roma, i cili më pas është dërguar për të vuajtur dënimin.
 
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës me vendim të datës 27 Tetor 2011, e ka dënuar me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.
 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datë 26 maj 2013, në Itali u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i Edison Shqarthit, ka bërë të ditur Policia e Shtetit, në një njoftim për median.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)