Ekstradohet nga Italia Lefter
Keçi, akuzohet për vrasje në 2011

Ekstradohet nga Italia Lefter<br />Keçi, akuzohet për vrasje në 2011
TIRANE- Një 29-vjeçar nga Shijaku i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është ekstraduar nga Interpol Tirana. Ekstradimi i 29-vjeçarit Lefter Keçi u krye nga Roma, Itali. Gjykata e Durrësit në 16 korrik 2011 vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Keçin, për vrasje në bashkëpunim.
 
I ekstraduari Lefter Keçi, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Euxhen Muka, më datë 05.06.2011, rreth orës 13:30, ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasen Rolanda K.
 
Trupi i pajetë i kësaj shtetaseje është gjetur më datë 10.06.2011 përgjatë rrugës për në Ishëm.
 
29-vjeçari Lefter Keçi u arrestua në qytetin e Parmës në Itali më 21 prill të vitit 2012, në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
 
Ditën e sotme 29-vjeçari Keçi i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'El Correo': Shqipëria, destinacioni evropian në trend dhe tërheqës

'El Correo': Shqipëria, destinacioni evropian në trend dhe tërheqës