FOTO/ I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia Haki Mehmeti

FOTO/ I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia Haki Mehmeti

Haki Mehmeti

Policia shqiptare ka ekstraduar nga nga Italia në Shqipëri, Haki Mehmetin.

Haki Mehmeti, 39 vjeç nga Elbasani, rezulton i dënuar me 8 vite burg dhe i ka mbetur për të vuajtur 6 vjet, 9 muaj e 27 ditë burgim.

Sipas policisë ai është dënuar për veprën penale prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike dhe mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik.

'Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2014, e ka dënuar me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 9 muaj e 27 ditë burgim), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim. 

Shtetasi Haki Mehmeti nuk iu është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte në Berat, në bashkëpunim me shtetasin B. T., një sasi cannabisi, e cila më pas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.'- njofton policia.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'