TIRANË, 24 Nëntor/ATSH/-Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana bën me dije se sot u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Gerd Gjinarari, i cili ishte dënuar për vrasje.
Në një deklaratë për mediat, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana shpjegon se transferimi i këtij shtetasi bëhet pas njohjes nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë të Vendimit Penal Italian.
"Ky shtetas do vuaje dënimin në Shqipëri, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm nga Drejtësia Italiane, pasi në vitin 1997 në Milano të Italisë, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin shqiptar N. Z, duke konsumuar veprën penale të "Vrasjes me paramendim në bashkëpunim", njofton Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./i.v//a.ke/








