Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
TIRANË, 21 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e djeshme është kryer ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë i shtetasit Vidi Oçelli, vjeç 46, nga Devolli.
Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin datë 22.05.2013, e ka dënuar me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit", parashikuar nga neni 143/2, i Kodit Penal.
I ekstraduari Vidi Kocelli, në periudhën kohore nga viti 2007 deri në vitin 2008, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke ju marrë shuma nga 1000-3000 Euro, me pretendimin se do tu siguronte viza pune për në Itali. Pasi u merrte shumat e tilla, ai zhdukej duke humbur çdo lidhje me ta.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datën 04.02.2014, shtetasi Vidi Ocelli, u arrestua nga autoritetet policore Italiane, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA