Ekstremizmi i dhunshëm, Vlahutin:
Fenomen global, sfidë për ta luftua

Ekstremizmi i dhunshëm, Vlahutin:<br />Fenomen global, sfidë për ta luftua
Ambasadorja e bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin teksa ka folur në konferencën ‘Parandalimi i radikalizmit e ekstremizmit të dhunshëm” ka thënë se ekstremizmi i dhunshëm është fenomen global dhe është një sfidë porta luftuar.

Ajo ka thënë se duhet një bashkëpunim i madh mes vendeve ndërkohë që kjo punë kërkon vendosmëri, njohuri e ndjeshmëri.

Duke u ndalur tek harmonia fetare në vend, Vlahutin tha se Shqipëria është vend që transmeton atë që pak vende munden, një harmoni të theksuar fetare.

Sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Vlahutin theksoi se qytetarët shqiptarë duan ndryshimet e duhura për tu futur në BE.

Ekstremizmi është fenomen global, duhen masa për ta parandaluar. Vendet e BE kërkojnë bashkëpunim për ta parandaluar. Ekstremizmi i dhunshëm është  sfidë që duhet luftuar. Ekstremizmi për tu luftuar kërkon vendosmëri, njohuri e ndjeshmëri. Harmonia fetare në Shqipëri është për tu vlerësuar. Ekstremizmi i dhunshëm ka lidhje edhe me të rinjtë. Kemi përgjegjësi për të kuptuar sesi procesi i anëtarësimit në BE mund të shërbejë për ecjen përpara të Shqipërisë. Njerëzit nuk duan një qeveri të korruptuar e të lidhur me krimin, por duan ndryshim që nevojitet për çdo shtet që kërkon të bëhet pjesë e BE. Duhet të ekzistojë një plan sesi ta bëjnë jetën më të sigurt për qytetarët. Për ekstremizmin ka shumë punë për tu bërë” tha ajo.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit