Çeku: Amnisti për kreditë

(5/22/2001)Të falen kreditë e pakthyera bankare është një nga idetë më të fundit elektorale që qarkullon në selinë e opozitës. "Unë jam për faljen e detyrimeve tatimore të papaguara dhe kreditë që nuk janë kthyer në afat", thotë Robert Çeku, ish-zëvendësministri i financave në kohën e qeverisjes së PD, i cili aktualisht është një nga emrat më të njohur që ka opozita në fushën e ekonomisë. Ai është dakort për kryerjen e një amnistie, por është kundër kohës në të cilën Meidani vendosi të hedhë sërish në opinionin publik këtë ide. "Duhet të falet ajo që nuk mund të merret", thotë Çeku në një intervistë për Gazetën. Si e gjykoni propozimin e fundit që bëri presidenti Meidani për një amnisti fiskale? Mendoj se propozimi i tij është i papërpunuar dhe ka shumë devijime politike me këtë argument ekonomik. A jeni dakort në parim se shteti duhet të bëjë një falje të tillë? Po, por jo në atë mënyrë si e kërkon Meidani. Unë jam për faljen e atyre detyrimeve tatimore dhe doganore që nuk janë paguar si dhe kreditë e pakthyera në afat. Ideja e presidentit lë të kuptohet se është shumë e ndryshme. Ai duket se flet për pasuritë e paligjshme. Pas një periudhe prej një viti e gjysëm heshtjeje ai e hodhi për herë të dytë në publik idenë për amnistinë fiskale, rreth një muaj para zgjedhjeve. Eshtë e qartë se e bën këtë për të larë gojën para atyre që do hedhin financime të paligjshme për fushatën elektorale të PS. Meidani tha se për realizimin e kësaj ideje le të debatojnë ekspertët e fushës së ekonomisë. Ju çfarë do sugjeronit? Si mund të realizohet amnistia fiskale? Nëse Meidani do ta kishte seriozisht, kishte një vit e gjysëm kohë për të zhvilluar konsultime me ekspertët. Mund t'i ftonte për të marrë mendime që në atë periudhë kur e lëshoi për herë të parë në publik këtë ide, jo tani në fushatë elektorale. Megjithatë unë do përjashtoja çdo propozim që ka të bëjë me paratë e paligjshme që kanë dalë prej abuzimeve me fondet e buxhetit të shtetit. Kjo është tërësisht e patolerueshme. Ndërsa mund të isha më i hapur për të diskutuar për kreditë bankare të pakthyera dhe detyrimet fiskale të papaguara. Pra, unë jam me parimin : fal gjithçka që nuk e merr dot. Por tani është momenti i papërshtatshëm që të ulemi dhe të diskuotjmë rrugët se si duhet të bëhet amnistia fiskale. Pse? Nuk mund të bëhet gjatë fushatës elektorale. Tani PS duhet të japë llogari për 4 vitet e qeverisjes. Nëse "Bashkimi për Fitoren" në fund të Qershorit vjen në pushtet a do bëni ju amnisti fiskale? Po. Veçse ka shumë mënyrë për t'i marrë maces lëkurën.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)