Një shtetas shqiptar i identifikuar si Iler Hidri është ekzekutuar në Amerikën e Jugut në Ekuador.
 
Ai është vrarë mbrëmjen e së martës teksa dikush e ka qëlluar me armë zjarri nga mbrapa, ndërsa plumbi i ka prekur edhe pjesën e qafës.
 
Ai kishte veshur një këmishë të bardhë, shapka, kishte me vete tre celularë dhe disa para.
 
Hetimet po vijojnë për të zbuluar më shumë rreth shqiptarit të vrarë me cfarë merrej dhe me cilët persona kishte kontakte.
 
Policia bastisi banesën ku mendohet se jetonte shqiptari, ndersa dyshohet se vrasja mund te kete ardhur pas prishjes se pazareve te droges.


e.m/shqiptarja.com