EKUADOR - Mijëra qytetarë në Ekuador me maska dhe kostume që i ngjajnë djallit, kanë dalë duke kërcyer në rrugët e qytetit La Diablada de Pillaro.

Banorët e qytetit, gra dhe fëmijë, i kishin bërë vetë kostumet duke frikësuar turistët dhe kalimtarët të tjerë.

Sipas një riti, ky kremtim me kostumin e djallit ka filluar që në vitet 1940. Ai festohet ndërmjet datave 28 dhjetor-6 janar, ku banorët mblidhen për të diskutuar për jetët e tyre për një vit që sapo lanë pas.

Takimi i tyre vazhdon gjatë gjithë natës dhe përfundon duke treguar histori të djajëve dhe shpirtrave të këqij.

Më pas, banorët dalin në rrugë duke kërcyer dhe bërtitur.


djall

djall

djall



(v.gj/shqiptarja.com)