Themeluesi i rrjetit Wikileaks Julian Assange pritet të marrë një përgjigje zyrtare brenda javës për aplikimin e tij për azil politik në Ekuador. Presidenti i vendit Rafael Correa në një intervistë për televizionin publik konfirmoi se pret të zhvillojë një takim të mërkurën me ministrin e jashtëm Ricardo Patino dhe më pas do të bëjë publik vendimin. "Ne duhet të rishohim procesin në Suedi.
Duhet të mendojmë edhe për mundësinë që egziston që ai të mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dimë nëse atje mundet të ketë një gjykatë sekrete që ta dënojë atë me vdekje", u shpreh Correa. Presidenti ndonëse pranon simpatinë për Assange pohon se ndjen respekt gjithashtu për sistemin ligjor britanik dhe për ligjet ndërkombëtare. 41 vjeçari Assange ju drejtua ambasadës së Ekuadorit në Londër më 19 qershor në përpjekje për ti shpëtuar ekstradimit në Suedi ku kërkohet të pyetet në lidhje me disa dëshmi për abuzim seksual.
Assange frikësohet se pasi të dërgohet në Suedi mund të riekstradohet në SHBA ku e pret një gjyq për spiunazh pas publikimit nga Wikileaks të kabllogrameve sekrete të diplomacisë amerikane.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com