Ekuban rrëfehet te Leeds: Isha
i lumtur te Partizani, aty u rrita

Ekuban rrëfehet te Leeds: Isha<br />i lumtur te Partizani, aty u rrita
Kaleb Ekuan nuk do ta harrojë lehtë eksperiencën e tij te Partizani.

Edhe pse kaloi vetëm një vit në radhët e skuadrës shqiptare, sulmuesi i cili pak ditë më parë firmosi për Leeds Junajtid, e vlerësoi qëndrimin në Shqipëri si një periudhë shumë të rëndësishme për karrierën e tij, që e ndihmoi të rritej në aspektin personal.

“U përmirësova shumë pasi isha në një kontekst krejtësisht ndryshe. Ata më dhanë besim dhe më lanë të kuptoja se isha i rëndësishëm për ta. Këto lloj mendimesh më ndihmuan që të bëhesha më i mirë.

Ndjehesha i lumtur që luaja, i lumtur në klub dhe i kënaqur që gjendesha në një vend i cili më jepte mbështetje. Ishte diçka e mirë për mua”
, tha Ekuban në një intervistë për “Yorkshire Evening Post”.

Tani atë e pret një sfidë e re, një kampionat më i fortë. 

Por sulmuesi nuk i frikësohet aspak sfidës që ka përpara. 

“Do të jetë ndryshe këtu për mua. Championship (kategoria e dytë angleze) është një kampionat i fortë, më i fortë se në Shqipëri. E di këtë. Mendoj se edhe lojtarët e Serisë A në Itali do ta kenë të vështirë në Championship, por do të di më shumë rreth saj kur të filloj të luaj. Mendoj se mund të përfaqësohem mirë”, tha Ekuban.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën