Ekzaminimet endoskopike,çfarë duhet të dimë

Ekzaminimet endoskopike,çfarë duhet të dimë
Çfarë është dhe si realizohet një endoskopi?

Endoskopia është një procedurë e cila i lejon ekzaminuesit të shohë shtrirjen e brendshme të traktit tretës për të evidentuar apo kuruar patologji të ndryshme gastrointestinale. Endoskopi është një tub i gjatë fleksibël, i përbërë nga fibra optike në fund të të cilit është instaluar një kamera e vogël. Kjo e fundit lidhet drejtpërdrejt me një monitor,ku mjeku vëzhgon pamjen e transmetuar nga brenda sistemit tretës. Sipas lokalizimit të traktit që do të vëzhgojmë, variojnë edhe emrat e procedurave, që në thelb punojnë me të njëjtat parime psh. Kolonoskopi ( ekzaminohet zorra e trashë), Sigmoidoskopi (ekzaminohet pjesa sigmoidale e zorrës së trashë), Enteroskopi ( ekzaminohet zorra e hollë)
Parapërgatitja për ekzaminim:

-Ndalimi i marrjes së antiacidëve
-2 javë para ekzaminimit sepse maskojnë në 30% të rasteve adenokarcinomën. Ndalimi i marrjes së ushqimit
8 orë para ekzaminimit.
Procedura: Jepen qetësues (p.sh midazolam 1-5mg i.v, monitorohet saturimi). Faringsi lyhet me anestetikë lokal.
Komplikacione: Dhimbje fyti, amnezi pas marrjes së qetësuesve. Në raste shumë të rrallë mund të shkaktojnë perforacion të mureve të traktit tretës apo arrest të zemrës.
Biopsia duodenale, standarti
i artë për sëmundjen e celiakisë
Eshtë standarti i artë për diagnostikimin e sëmundjes së celiakisë. Përdoret për të vënë në dukje shkaqet e malabsorbimit si p.sh limfomat, sëmundja e Whipple, kolitin mikroskopik etj.
KOLONOSKOPIA
Indikacionet:
1. Diagnostike në rastin e :
-Gjakderdhjes rektale
-Anemi nga mungesa e hekurit
-Mbajtje nën vëzhgim e kancerit të kolonit.
2. Terapeutike në rastin e :
-Heqjen e polipeve intestinale
- Angiodisplazi
-Volvulus ( ngatërrimi i zorrëve)

Parapërgatitja për ekzaminim:


Jepet pikosulfat natriumi, 1 bustinë
për mëngjesin dhe pasditen e ditës para procedurës.
Procedura: Fillohet me ekzaminimin nga rektumi; jepen qetësues (ndërkohë që matet saturimi i gjakut rregullisht) dhe më pas manipulohet me kolonoskopin fleksibël gjatë gjithë kolonit. Komplikacione: Diskomfort abdominal, infeksion, perforacione (0.1%), hemorragji pas biopsisë dhe polipektomisë.
BIOPSIA E MËLÇISË:
Mund të bëhet nga lëkura (nëse koagulimi është normal ) ose me rrugë transjugulare .
Indikacionet :
-Në testet e funksionit të mëlçisë të cilat janë të alteruara
-Hepatiti kronik viral
-Hepatiti autoimun
-Kur dyshojmë për diagnozën e
një cirroze
-Kur dyshojmë për diagnozën e një kanceri të mëlçisë
Parapërgatitja: Nuk merret ushqim 8 orë para ndërhyrjes. Bëhet kontrolli i koagulimit. Jepen analgjezikë. Procedura : Mund të jepen qetësues.Në qoftëse nuk shoqërohet me Ekografi , atëherë kufijtë përcaktohen nga mjeku me anë të ekzaminimit objektiv; injektohet analgjezik lokal që shkon deri në kapsulën e mëlçisë . Pasi bëhet një ekspirim, mbahet fryma dhe me anë të një gjilpëre merret biopsia. Më pas pacienti rri i shtrirë në krah të djathtë për 6 orë dhe observohet pulsi dhe presioni i gjakut .

Endoskopia me kapsulë

Përcaktimi i sëmundjeve të zorrëve të holla, sidomos të Crohn-nit ose të hemorragjive okulte të traktit tretës, në shumë qendra spitalore të botës, kanë filluar të ekzaminohen nëpërmjet endoskopisë me kapsulë. Përdoret për të marrë imazhe të ezofagut. Kapsula jepet nga goja. Ajo është një pajisje e vogël me bateri që ia transmeton imazhet nëpërmjet valëve, disa vatrave të vendosura në lëkurë; këto të fundit e grumbullojnë informacionin në një aparat të vendosur në bel të fiksuar me rrip, ndaj pacienti gjatë kësaj kohe mund të kryejë aktivitet normal. Komplikacionet: Kapsula, pas përfundimit të procedurës, mund të mos jashtëqitet prandaj ndërhyet me endoskop ose kirurgji për zhvendosjen e saj. Në raste të tjera mund të shkaktojë obstruksion të pareteve të aparatit tretës. Shpesh herë, ekzaminimi nuk arrin të përfundojë nga prania e ngushtimeve që hasen përgjatë tubit tretës.

Shqetësime me hemorroidet?
Masa praktike dhe të thjeshta në kushte shtëpiake


Shkaktarët kryesorë, dieta e keqe dhe çrregullimet e traktit tretës
Hemorroidet janë vena në pjesën e fundit të rektumit dhe të anusit që inflamohen e fryhen. Simptomat varen nga lloji i hemorroideve. Nëse janë brenda rektumit është e pranishme gjakderdhja, në veçanti gjatë defekimit, por pa dhimbje. Feçet mbulohen me gjak ose ngjyroset letra higjenike. Nëse janë të jashtme, gjakderdhja shoqërohet me dhimbje përreth anusit. Ka një sërë faktorësh që akuzohen si shkaktarë, por jo një në veçanti. Përmenden çrregullimet e traktit tretës (konstipacioni dhe diarreja), dieta e keqe me mungesë fibrash, rritja e presionit të brendshëm abdominal, shtatzania, faktorët gjenetikë, obeziteti, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë si dhe mosha. Trajtimi në pjesën më të madhe të rasteve është medikamentoz dhe funksionon më së miri, në ato pak raste që dështon, ngelet si opsion kirurgjia. Ky trajtim ka të bëjë me rregullimin e dietës me shumë fibra, e lëngje si dhe me përdorimin e qetësuesve të dhimbjes (antiinflamatorë) etj Dhimbja shpesh mund të qetësohet me disa masa të thjeshta në kushte shtëpiake madje mund të jenë dhe të vetmet masa që duhet të merrni për tu qetësuar.
- Përdorni trajtime lokale: Një krem hemorroidesh ose supost që përmban hidrokortizon ose lyejeni anusin me pambuk që përmban anestetik për të qetësuar dhimbjen apo ndjesinë e kruarjes
-Zhytuni rregullisht në ujë të ngrohtë: qëndroni të zhytur për rreth 10- 15 min, dy deri në tre herë në ditë, me kusht që uji të jetë i vakët
-Mbaheni të pastër zonën anale: Laheni çdo ditë lëkurën rreth anusit, butësisht me ujë të ngrohtë. Sapuni nuk është i nevojshëm, madje në raste të caktuara mund ta përkeqësojë gjendjen. Pas larjes, thaheni me tharëse zonën rreth anusit. 
Mos përdorni letër higjienike të thatë: Për ta mbajtur të pastër anusin, pas defekimit, mos e pastroni me letër të thatë, por me letër të lagur pa alkool ose parfum (kjo në pamundësi të larjes, kur nuk jeni në tualetin tuaj)
-Vendosni kompresa të ftohta: Për të evituar fryrjen dhe ndihmuar në qetësimin e dhimbjes, vendosin qese me akull ose kompresa të ftohta.
-Merrni tableta kundër dhimbjes: mund të përdorni Tylenol, Aspirin ose Ibuprofen për të qetësuar dhimbjet dhe diskomfortin përkohësisht. Duke marrë këto masa, simptomat e hemorroideve largohen brenda pak ditësh. Nëse nuk qetësoheni, apo nëse ju shtohet dhimbja dhe gjakderdhja, ju këshillojmë të shkoni patjetër tek mjeku.(xh.k/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza