Ekzantema, sëmundja e pestë që ngatërron mjekët dhe prindërit, Kalo: Ja si ta trajtoni

Ekzantema, fruthi, varicela etj, janë sëmundje që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë prej qindra vjetësh. Mjeku Tritan Kalo solli në kujdes sëmundjen e pestë, njohur si ekzantema, e cila shpesh imiton fruthin, linë e dhenve ose varicelen dhe ngatërrohet me to.

Në intervistën e dhenë për Report TV Kalo shpjegon simptomat e ekzantemës dhe shenjat e saj.

Ekzantema është një sëmundje virale, që fillon ose me shenjat klinike të një pseudo gripi, me rrufë, teshtima, kollë, ndonjëherë me të përziera e dhimbje koke, një temperatura që rrallë mund të shkojë mbi 38 gradë dhe që vijohet në 3, 4 ose 5 ditë më vonë me shfaqjen e elementeve në lëkurë. Fillimisht shfaqen elementë në fytyrë, një pjesë e madhe në faqe, ndaj quhet edhe si sëmundje e faqeve ose fytyrës së rrahur, sepse duken si dy faqe të kuqe.

Mjeku Tritan Kalo

Doktor Kalo tregon se për ekzantemën nuk ka vaksina parandaluese si për fruthin, por informon ndër të tjera se sëmundja nuk është epidemike.

Kjo është një sëmundje që nuk parandalohet në mënyrë specifike, pra nuk ka vaksinë. Por ka një të mirë, pasi kushdo që e kalon sëmundja lë imunitet të përjetshëm, pra është një sëmundje që nëse kalohet nuk bie sërish. Nëse fruthi dhe rubeola mund të përhapen më gjerësisht, sëmundja e pestë është e karakterit sporadik, pra nuk merr përhapje masive. 

Mjeku Tritan Kalo

Ndër të tjera mjeku shpjegon se si duhet trajtuar ekzantema.

Këto fëmijë nëse kanë temperaturë, duhet të marrin diçka. Nëse kanë djersitje dhe kanë patjetër, të rrinë në një mjedis të mirë, me ushqim të bollshëm, likuide sa më shumë. Të mos kenë kontakt me të tjerët.

Mjeku Tritan Kalo

Mjeku infeksionist këshillon që gratë shtatzënë të paktën deri në tre muaj të tregojnë kujdes nga ekzantema.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja