Ekzekutimet mafioze, eksperti i sigurisë për Report Tv: Konfliktet lindin jashtë dhe importohen këtu, po vriten familjarë të pafajshëm për hakmarrje! Shtëpitë e barit drejtohen nga grupe të fuqishme

Vendi nuk po gjen qetësi nga krimi, ku ekzekutimet thuajse në të njëjtën mënyrë, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuça në një intervistë për Report Tv tha se shumica e ngjarjeve të rënda kanë nisur jashtë Shqipërisë, ndërsa importohet këtu dhe shkaktojnë viktima për shkak të strukturave më të dobëta policore dhe hetueseve. Karamuça tha se fatkeqësisht këto ngjarje janë edhe të paparashikueshme, pasi kriminelët po godasin familjarët e pafajshëm për hakmarrje dhe në këtë rast policia e ka tepër të vështirë të parashikojë se kush nga familjarët mund të jetë i rrezikuar.

Eksperti tha se policia iu ka të skeduar të gjithë personazhet dhe ngjarjet, madje edhe aktivitetin e tyre jashtë, por nuk ka priva për t' i çuar para drejtësisë. Për këtë tha Karamuça duhet një veprim dhe strategji inteligjente e policisë dhe prokurorisë, pasi përballë kanë grupe shumë të fuqishme kriminale që bashkëpunojnë me shumë organizata të tjera.

"Grupet kriminale po kopjojnë modelet e mafiozëve në Itali dhe po i ndjejmë pasojat në Shqipëri. Konfliktet nuk kanë lindur të gjitha në Shqipëri, madje një pjesë e mirë janë importuar këtu dhe i japin goditjen në vendin tonë për shkak të strukturave të dobëta të policisë për t'iu përgjigjur këtyre krimeve. Thuajse në pjesën më të madhe të atentateve po vriten të pafajshëm, familjarë të tyre. Policia  i ka të skeduar si ngjarje dhe personazhe, di dhe historitë e aktivitetin e tyre jashtë vendit por nuk ka prova për t'i çuar para drejtësisë. Por ngërçi më i madh është se nuk po vriten këto kriminelë, por familjarët e tyre në shenjë hakmarrje. Policia nuk mund të parashikojë dot se cili familjar e ka radhën. Ngjarjet dhe konfliktet mund të kenë nisur në Spanjë, Itali, Angli dhe në fund importohen në Shqipëri ku shoqërohen me viktima. Për zgjidhjen e tyre duhet të shikojmë më kujdes strategjitë e përdorura, ata duhet të përshtaten me zonat urbane apo rurale dhe mendësinë e njerëzve atje. Kush janë zona të nxehta duhet të ketë më shumë ndërveprim të policisë", tha Karamuça.

Një tjetër fenomen që njeh rritje në vendin tonë janë edhe 'shtëpitë e barit' që duket se janë zhvendosur nga Londra drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit. Policia e Shtetit ka goditur disa raste në Tiranë, Krujë, Lezhë, Fier, ndërsa për ekspertin e sigurisë zbulimi i tyre është i vështira pasi nuk bien në sy. Karamuça tha se e vetmja mënyrë që këto shtëpi bari janë zbuluara është përmes faturës së lartë të dritave, ndërsa personat që merren me 'shtëpitë e barit' janë grupe kriminale shumë të fuqishme.

"Sot kemi një model të sofistikuar pasi vijnë modele nga Spanja dhe Anglia. Quhen 'Shtëpi Bari' pasi Anglia nuk ka diell dhe krijon sera në shtëpi, ndërkohë kjo është importuar si model në Shqipëri, për shkak të fshehjes nga dronët dhe policia që kontrollojë territorin. Këto raste nuk bien në sy dhe fqinjët nuk kuptojnë gjë, por ajo që sjell zbulimin e tyre është fatura e lartë e dritave. Prandaj duhet të kemi kapacitete të mirëorganizuara dhe të koordinuara për të zbuluar raste të tilla, jo vetëm policia por edhe vetë OSHEE duhet të bashkëpunojnë. Kemi përballë grupe të strukturuara kriminale shumë të fuqishme dhe kundërveprimi duhet të jetë inteligjente për t'u përballur me të", tha Karamuça.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë