Ekzekutimi i 2 grave nga burrat, Bregu: Jemi të paaftë, genocidi sot është femicid/VIDEO

Ekzekutimi i 2 grave nga burrat, Bregu: Jemi të paaftë, genocidi sot është femicid/VIDEO

Majlinda Bregu

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka reaguar pas ngjarjeve të rënda që tronditën vendin një dytë më parë, ku dy viktima u shënuan në Tiranë nga një krim pasioni dhe një burrë vrau bashkëshorten e tij në Durrës.

Në ‘Facebook’, Bregu e quan këtë një gjenocid-femicid ndaj grave, ndërsa e quan totalisht të paaftë shoqërinë tonë për të menaxhuar konfliktet, për të pranuar humbjen, refuzimin.

Me Ema Andrean Ishim ulur per kafe e po perplasnim fjalet me njera tjetren per tmerrin qe degjojme cdo dite, ate te dhunes e genocidin modern te shoqerise sone,vrasjen e grave dhe vajzave. Asnje nga aftesite tona te arsyeshme per t’i vene pike bisedes se pse jemi kaq te pazote per te ndalur GENOCIDIN- FEMICID ndaj grave, nuk na hyne ne pune. As shperfytyrimi i muskujve ne temtha dhe ne skalp, kur me zemerim sillnim ne mend historite e koheve te fundit.

Por rastisem qe “u perplasem” ne nje ide. Per te rrefyer publikisht histori dhune e vrasje ndaj grave e vajzave. Ema e kishte vendosur ta niste me krimet e komunizmit. Mua mu duk nje ide brillante. Mosdenimi kurre sic e meritonin i tmerrit te vuajtjeve te vrasjeve, burgosjeve e internimeve te komunizmit, eshte neuroza jone kolektive.

Harresa, frika ndaj kerkimit te se vertetes, genjeshtra qe akoma evokojne ate sistem genocidi ndaj shqiptareve, jane ganxha gllaberuese te tmerrit qe edhe sot kjo shoqeri ka nga liria dhe njerezit qe duan te jene te lire te vendosin vete per fatet e tyre.

Nuk kam fjale per te gjykuar edhe me, paaftesine tone te spikatur si shoqeri per te menaxhuar konfliktet, per te pranuar humbjen, refuzimin. Nuk kam fjale te reja per te rithene se sa e pamundur do te jete lufta kunder FEMICID ne rast se nuk konsiderohet prioritet kombetar! Ema e nisi me genocidin komunist... Une u bera pjese me kenaqesi e kesaj levizje Memo...duke sjelle shkurt nje copez tmerri nga GENOCIDI komunist... #iperkasimnjeritjetrit @Ema Andrea.

Ish-deputetja Majlinda Bregu


(Postimi i Majlinda Bregut)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 09/06/2018 15:43

    Sakte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër