Ekzekutimi i 71-vjeçarit në Elbasan nga RENEA, rrëfimi ekskluziv i gruas së tij në 'Pa Gjurmë': S'e kam denoncuar për dhunë e s'kam pasur dijeni për armët! Shkak i tensionimit, konflikti me fqinjin

TIRANË-24 shtatorit ishte një ditë tragjike për familjen Zhidru dhe një ditë po aq tmerruese për qytetin e Elbasanit ku 71-vjeçari Lefter Zhidru për 5 orë rresh qëlloi pa pushim drejt policisë dhe forcave RENEA për të mos u dorëzuar. Ngjarja përfundoi me ekzekutimin e tij dhe gjetjen e një sasie armësh dhe municionesh në banesë, për të cilat vetë familja e tij nuk kishte dijeni për ekzistencën.

Në një rrëfim ekskluzivisht për Report TV  bashkëshortja e 71-vjeçarit Lefter Zhidru,  Floresha Zhidru dhe vajza 14-vjeçare treguan në studion e emisionin ‘’Pa gjurmë’’  versionin e tyre se si nisi e gjithë ngjarja që pati një fund tragjik. Floresha iu drejtua emisionit ‘Pa Gjurmë’ fillimisht me një mesazh, duke dashur të tregojë detajet e asaj dite, ndërsa hedh poshtë çdo akuzë të lëshuar mbi të, nga mediat. E kontaktuar nga stafi i emisionit, ajo mbërriti në studio bashkë me vajzën 14-vjeçare ku kërkuan drejtësi për vrasjen e bashkëshortit dhe babai nga forcat RENEA.

"Gjakun e burrit nuk duhet të ma kishte marrë shteti, ma la gocën rrugëve pa baba", tha Floresha dhe të njëjtën gjë kërkoi edhe e bija e viktimës "Dua drejtësi, kaq".

VIDEO/Emisioni i plotë Pa Gjurmë, rrëfimi i Floresha Zhidrus

Po si nisi i gjithë konflikti ditën e 24 shtatorit 2020? Floresha tregon se atë ditë Lefteri është ngritur mjaft i acaruar dhe agresiv dhe gjithçka ka lidhje me një konflikt 6-vjeçar me një fqinjin e tyre, Arjan Kalemaj, i cili e ngacmonte dhe provokonte vazhdimisht Lefterin. Ata ishin në një proces gjyqësor me fqinjin e tyre, ndërsa akuzoi shtetin se ndaj bashkëshortit të saj është bërë gjithmonë padrejtësi pasi nuk ka reaguar kurrë ndaj padive që ai kishte bërë për ngacmimet. Floresha Zhidru tha se atë ditë bashkëshorti i saj Lefter Zhidru ishte ngritur i tensionuar, përcolli vajzën për në shkollë dhe u nis në Tiranë për të blerë materiale gomisterie. Kur u kthyer ai ishte edhe më nervoz dhe shkak sipas saj duket se është bërë kërkesa e qiradhënësit që të largoheshin nga banesa brenda dy muajsh. Floresha tha se ai bërtiste emrin e Arjan Kalemajt, pasi sipas saj ishte ai që kishte kërkuar tek qiradhënësi largimin e tyre dhe kjo nervozoi Leferin, i cili nuk pranonte të largohej pasoi sipas familjes ato nuk kishin bërë asgjë, përkundrazi provokoheshin vazhdimisht nga fqinji i tyre Kalemaj.

Bashkëshortja e viktimës shprehet në "Pa Gjurmë' se nuk e kisha parë kurrë aq agresiv të shoqin në 16 vite martesë dhe se në ato momente është larguar me nxitim nga banesa së bashku me të bijën për të shmangur një agravim të situatës dhe parandaluar ndonjë dhunë të mundshme, edhe pse ngre me zë të lartë se ajo dhe e bija nuk janë dhunuar kurrë dhe nuk ka pasur kurrë denoncime për dhunë në polici nga ana e saj siç është raportuar në media. Floresha shprehet se doli vetë më të bijë nga shtëpia, të dyja të frikësuara duke lënë Lefterin të qetësohej dhe se nga nxitimi nuk arriti të vishte dot as këpucët e saj. Më pas nënë e bijë kanë shkuar në një lokal dhe i kanë kërkuar një gruaje telefonin për të njoftuar policinë. ka qenë vajza14-vjeçare që ka telefonuar policinë duke e raportuar si një konflikt të çastit dhe në momentin që ka ardhur makina ata kanë hipur dhe janë vendosur përballë pallatit ku banonin.

Në atë moment vajza shprehet se ka parë të atin në ballkon me armë në dorë, ndërsa kanë dëgjuar edhe të shtënat me armë. Nënë e bijë shprehen se fillimisht menduan se po gjuante policia, por ata i thanë se po qëllon Lefteri në drejtim të efektivëve pasi nuk pranon të dorëzohet. Ajo tha se i është lutur policëve "aman mos ma vrisni burrin", por ata iu përgjigjën se nuk ishin policët që po qëllonin. Floresha shprehet se më pas policia i ka çuar në komisarit dhe pavarësisht lutjeve të tyre nuk janë lejuar që të flisnin në telefon me Lefter Zhidrun që të negocionin për t'iu dorëzuar, duke hedhur poshtë atë që është deklaruar në media atë ditë se vajza e 71-vjeçarit i është lutur të atit që të dorëzohej. Në studion e "Pa Gjurmë" ato shprehen se kanë ndenjur deri në komisarit pa u lejuar të lëviznin deri në 12 të natës dhe pas mesnatës kanë marrë veshje edhe ekzekutimin e 71-vjeçarit kur u Floresha u lejua të shkonte te shtëpia e babait të saj, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në studio.

Në lidhje me armët dhe tritolin e gjetur, si Floresha dhe e bija shprehen se nuk kanë pasur kurrë dijeni se mund të ketë pasur armë në shtëpi. Madje ato shprehen se para një muaji lyen shtëpinë dhe pastruan , por kurrë nuk kanë parë armë apo qoftë edhe një kapsollë të vetme. Floresha dhe e bija nuk dinë ti japin shpjegim se si u gjetën armët në shtëpi, por shprehen se pas pastrimit të shtëpisë ata shkuan për dy ditë tek shtëpia e gjyshit të 14-vjeçares dhe aludojnë se ndoshta armët janë futur në banesë ato ditë, por mohojnë në mënyrë kategorike që të kenë parë armë në shtëpi ndonjëherë.

"Lefteri kishte dhomën e tij të materialeve të punës që përgjithësisht ishim hekurishte, mjete gomisterie, makineri të ndryshme, por jo armë, nuk ka pasur kurrë armë apo tritol", tha Floresha.

Për të gjithë ngjarjen Floresha Zhidru shprehet se fajtor për gjendjen e rënduar psikologjike të bashkëshorti të saj është konflikti  6-vjeçar më fqinjin Arjan Kalemaj.

Po si lindi konflikti me fqinjin Arjan Kalemaj? Floresha thotë se gjithçka ka nisur 6 vite më parë dhe shkak u bë makina e tij. Në 2014 Kalemaj i gërvishti makinën Lefterit dhe pasi një debat mes tyre por gjithçka u harrua. Më pas në 2018 disa fëmijë kishin hipur mbi makinën e Lefterit për të luajtur,dhe ai u ka dalë nga ballkoni duke bërtitur që të largoheshin. Aty ka qenë edhe Kalemaj, i cili e ka kërcënuar "hajde zbrit poshtë po ta mbajti". Për këto tha Floresha kanë bërë denoncime në polici por sipas saj policia nuk reagoi kurrë. Sipas Floreshës edhe gjatë muajve të karantinës fqinji iu kishte nxirë jetën me ofendime dhe provokime duke mos e lënë të qetë Lefterin, gjendja psikologjike e të cilit erdhi duke u rënduar deri në shpërthimin e tij në 24 shtator.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Debati në studio, gazetari: Shtëpia nuk kishte shumë orendi! Si nuk i keni parë armët? Bashkëshortja: Po të kisha dijeni do i kisha denoncuar (VIDEO)

Pas zbardhjes së deklaratës së Floresha Zhidrus në polici nga Report Tv, në studio ka pasur debat mes saj dhe gazetarit Arsen Rusta. Ky i fundit është shprehur se nuk ka mundësi që një arsenal armësh si ai i gjetur në banesën e 71-vjeçarit të mos vihej re nga bashkëshortja dhe vajza.

Rusta: Banesa që ju jetoni, nuk ka shumë orendi. Si ka mundësi që nuk i keni parë armët?

F. Zhidru: Po të kisha dijeni, do e kisha denoncuar. Nuk do kisha jetuar me vajzën aty.

Rusta: Nuk e besoj. Po gënjeni. Janë gjetur 35 kallëpe tritoli, nuk mendoj se nuk i keni parë. Në fund do të jetë hetimi që do të vendosë. Atëherë do të thotë që ju keni jetuar vetëm në një dhomë. Tek soba u gjet një kallëp tritol. Keni terrorizuar një qytet. Mund ta parandalonit.

F. Zhidru: Nuk është e vërtetë.

Rusta: Bashkëshorti ju ka drejtuar automatiku?

F.Zhidru: Asnjëherë nuk kam pasur.

Duke lexuar deklaratën e Floresha Zhidrus, gazetari tha se dhe pronari i banesës u kishte lënë afat familjes që të largoheshin nga banesa. Bashkëshortja e 71-vjeçarit tha se nuk kanë pasur mundësi financiare për të kaluar në një tjetër shtëpi me qira.

Rusta: Vëllai i pronarit të banesës në 10 shtator kur Lefteri i ka dhënë qiranë i ka thënë që ke dy muaj kohë për të dalë nga shtëpia.

F. Zhidru: Nuk i ka marrë lekë. Lefteri kishte një kontratë me të.

Rusta: Kontratën nuk e ka pasur Lefteri por prej 12 vitesh e keni marrë ju sipas deklarimeve tuaja. Qiramarrëse jeni ju.

F. Zhidru: Një kontratë me afat të pacaktuar që do të dalë kur të dua unë.

Rusta: I zoti i shtëpisë ka të drejtë që të ndërrojë kontratën sepse ja lejon legjislacioni. Tani ju thoni që keni pasur probleme me të gjithë banorët dhe pronari ju kishte lënë afat 2 muaj për të ikur. Pse nuk u larguat? Çfarë e detyronte Lefterin që të rrinte në atë pallat që iu kundërvunë të gjithë?

F. Zhidru: Nuk kishim mundësi ta ndërronim banesën.

Ora 18:47
Vajza e 71-vjeçarit: Për herë të parë i takova xhaxhallarët kur varrosëm babain (VIDEO)

Të ftuar në studion e "Pa Gjurmë", Floresha dhe vajza e saj mohojnë që të kenë pasur kontakt me vëllezërit e Lefter Zhidrus, duke hedhur poshtë deklaratat e vëllait të 71-vjeçarit se ishin takuar disa ditë para ekzekutimit të tij. Vëllai i 71-vjeçarit është shprehur se e ka takuar të vëllanë disa ditë përpara ekzekutimit të tij. Por bashkëshortja i mohon kategorikisht pasi shprehet se ato familjarisht nuk kanë pasur marrëdhënie me ta.

"Unë me kunetërit nuk kam pasur marrëdhënie të mira. Me kunatat pak. Vetëm njëherë i kam takuar disa vite më parë dhe ishte në një dasëm. Të vëllain vetëm njëherë e kam takuar. Kunatat i kam pasur të mira. Nuk është takuar me vëllain në Sarandë" - tha bashkëshortja.

Edhe vajza thotë të njëjtën gjë si e ëma. Ajo shprehet se xhaxhallarët e saj i ka takuar vetëm ditën kur u varros 71-vjeçari.

"Ditën që u varros babi për herë të parë i pashë xhaxhallarët e mi. Nuk besoj që babai të ketë pasur marrëdhënie" - tha 14-vjeçarja.

Ora 16:48
Bashkëshortja dhe vajza e Lefter Zhidrus: Policia nuk na la të flisnim në telefon, nuk kemi ndërmjetësuar që ai të lirohej (VIDEO)

Floresha Zhidru dhe vajza  14-vjeçare kanë deklaruar se ata nuk janë lejuar të flasin në telefon me Lefterin që të ndërmjetësonin që të dorëzohej, përkundrazi janë ndaluar nga policia edhe pse i janë lutur që t'i lejonin. Ndërkohë që ditën e ngjarjes u raportua se në 5 orë ndërmjetësime është përfshirë edhe bija 14-vjeçare e Lefter Zhidrus.

"Policia na e bëri këtë. Pas 15 minuta na çon në komisarit dhe policisë i them që nuk është njeri i dhunshëm. I kërkuam na jepni në telefon që të flasim, jo njëherë po disa herë. I kam kërkuar të mos ma vrasin burrin pasi është i pafajshëm. Le të dënohet për atë që ka pasur. Nuk na lanë të komunikonim, kemi qenë në komisarit deri në 12 të natës, nuk na linin të dalin. I thoja jepjani cupes  të flasë me të atin, nuk ka informacion na lejonin", tha bashkëshortja e Lefterit.

Ora 16:46
Bashkëshortja e 71-vjeçarit: Kemi pastruar gjithë shtëpinë e nuk kemi gjetur armë! Vajza: Dy ditë shkuam tek gjyshërit, mund t'i ketë futur atëherë (VIDEO)

Në banesën e 71-vjeçarit ku u gjetën kallëpe tritoli dhe armatime të tjera, bashkëshortja e tij si dhe vajza mohojnë se ato kanë qenë më parë aty. Ata shprehen gjatë kohëve të fundit kanë pastruar dhe lyer shtëpinë por në asnjë vend nuk kanë gjetur armatime.

Vajza e Lefter Zhidrus thotë se armët mund të jenë futur vetëm ditën e ngjarjes. Ndërkohë vëllai i viktimës është shprehur se të vërtetën e ka vetëm bashkëshortja.

"Ne kemi pastruar të gjithë shtëpinë dhe nuk kemi gjetur kurrë armatime. Vetëm 1 muaj më parë kemi pastruar të gjithë shtëpinë si dhe dhomën ku ai mbante materialet e punës. Kemi hequr të gjitha materialet e panevojshme dhe i kemi hedhur" - tha bashkëshortja.

"Disa ditë përpara se të fillonte shkolla, unë dhe mami shkuam tek gjyshërit. Vetëm atëherë mund t'i ketë futur armët" - shprehet vajza.

Ora 16:37
Arkë ushtarake me armë? Floresha Zhidru: Ato ishin materiale për skrap për t'u shitur, nuk ishin me armë (VIDEO)

Në fotot e siguruara nga Report Tv brenda banesës së Lefter Zhidrus pas ekzekutimit të tij nga forcat RENEA, ku dalloheshin armët dhe tritoli në banesë, janë komentuar edhe nga bashkëshortja dhe vajza e viktimës duke thënë se ato armë mund të jenë futur aty pasi ato kurrë nuk i kanë parë edhe kur kanë pastruar shtëpinë. Duke komentuar një arkë jeshile që duket si arkë ushtarake duke thënë se

"Ata ishin materiale për të shitur, është arkë elektrike e kemi pasur te reparti i i punës, ata që mediat e quajnë armë fishekësh, jo, ajo është makineri për prodhimit të materialeve të vullkanizimit. Këto janë të gjitha materiale për tu shitur janë për skrap dhe janë ende në shtëpi, kemi marrë persona për ti marrë për ti shitur, kanë ardhur por nuk ramë dakord pasi e donin pa lekë", tha Floresha.

Ora 16:22
'S'e dija që po qëllonte Lefteri', bashkëshortja: Iu luta policisë aman mos ma vrisni, më thanë nuk jemi ne që po qëllojmë! Vajza: Në ballkon pashë babain me armë në dorë

Floresha Zhidru tha se nuk e dinte ekzistencën e armëve, ndërsa kur ka dëgjuar të shtënat e armëve tha se kujtoi se ishte policia të cilëve i  ishte lutur që të mos i vrisnin bashkëshortin, por efektivët i kishin thënë se nuk ishin ata që po qëllonin. Edhe e bija 14 vjeçare tha se pa nga ballkoni babain me armë në dorë.

"Babi doli në ballkon pak më vonë se erdhi policia. Policinë e kërkova unë që babi të qetësohej dhe të mbyllej kjo ngjarje, thjeshtë njoftuam policinë për një konflikt as dhunë dhe as psikologë nuk kemi kërkuar. Na futën në një makinë përballë pallatit dhe nga makina pamë babin në ballkon dhe me armë në dorë. Menduam se gjuajti policia", tha vajza e viktimës.

"Krismat i dëgjuam, e kuptuam që aty kishte arme. Në fillim mendova se gjuajti policia dhe i thash mos ma vrisni burrin, nuk jemi ne më thanë", tha Floresha.

Ora 15:49
Si nisi konflikti në familje që përfundoi në ekzekutimin e 71-vjeçarit, bashkëshortja e viktimës: Se kisha parë kurrë aq të tensionuar! U largova me vajzën që ai të qetësohej (VIDEO)

Floresha Zhidru tha se atë ditë bashkëshorti i saj Lefter Zhidru erdhi i tensionuar nga Tiranë ku kishte shkuar për të blerë materiale gomisterie. Ajo tha se nuk e di arsyen por nuk e kishte parë kurrë aq agresiv të shoqin në 16 vite martesë.

"Kemi një shqetësim, jo dhunë, kemi një konflikt të çastit, nuk raportuam kurrë dhunë, nuk ka pasur.  Ne u larguam nuk qëndruam poshtë pallatit. Nuk dinim gjë për armët. Agresiviteti që kishte nuk e kam parë në jetën time për 16 vite. Nuk dimë se çfarë është kjo e futur në shtëpi, këtë ai e kam marrë me vete. Erdhi vetëm me qese në shtëpi nga Tirana, dhe nuk  kishte armë me vete, por materiale gomisterie. Ne nuk kemi qenë në dijeni asnjëherë për asnjë gjë. se si ka ndodhur rrugës... kjo pa një shkak nuk ka ikur. Ai merrte materiale vullkanizimi një herë në javë apo në 5 ditë kur furnizohej në Tiranë', tha Floresha.

Floresha sqaron se ajo u largua me vajzën me nxitim, ku nuk mundi të vishte dot as këpucët që të shmangte ndonjë sherr më të madh dhe ta linte atë të qetësohej. Ajo thotë në Pa gjurmë se nuk e priste kurrë që kjo gjë të ndodhte, pasi mes tyre nuk ka pasur kurrë ushtrim dhune. Edhe vajza e tij 14-vjeçare, e ndodhur në studion e pa gjurmë më sqaron se ishte ajo që e telefoni policisë për ta riparuar për një konflikt të çastit që ngjarja të merrte fund, por kurrë nuk ka thënë se është dhunuar. Edhe vajza e tij 14-vjeçare, e ndodhur në studion e "Pa Gjurmë" sqaron se ishte ajo që e telefoni policisë për të raportuar për një konflikt të çastit që të merrte fund, por kurrë nuk ka thënë se është dhunuar.

"Ne dolëm vetë të qeta dhe e lamë bashkëshortin të qetësohej , dhunë jo nuk ka pasur, por agresiviteti që kishte për momentin na frikësoi mos ndodhte gjë se kisha gocën dhe ikëm me nxitim, nuk munda t'i vesh dot këpucët", tha Floresha me lot në sy.

Ora 15:37
Vjehrri i Lefter Zhidrus: Nuk ka punuar në fabrikën e demontimit të armëve! Ka sjellë makineri zejtarie nga Greqia e Rumania (VIDEO)

Vjehrri i Lefter Zhidrus, Isuf Koni ka mohuar se 71-vjeçari punonte në uzinën e demontimit të armëve siç ishte pretenduar më parë.

Ai thotë se në vitet 90', 71-vjeçari ka sjellë nga Greqia dhe Rumania makineri zejtarie.

"Ai më tregonte që nga puna që kishte bërë në fermën e Vrinës, zejtorist përpara viteve 90'. Më pas ka ikur në Greqi e Rumani për të marrë kombajna, makina lidhëse kashte dhe i solli në Xarrë. Në 1996 vjen në Elbasan dhe banda e Cërrikut i djegin aron. Aty është konfliktuar fizikisht me bandën Thuhej që ka punuar në mjekës. Nuk ka punuar kurrë. Përsa i përket 3 motrave të Lefterit i kam takuar disa herë. Vllezërit nuk i kam parë. Ai njeri ka qenë punëtor dhe punonte me djersën e vetë. Për këtë çështjen e armës unë kam qenë disa herë atje dhe nuk kam parë asnjëherë. Se si erdhi dhe nga erdhi nuk e dimë. Kur merrte furnizim unë nuk e kam parë kurrë. Po të ishte ushtruar dhunë mbi bashkëshorten, do ishin ndarë më parë. Kjo është për të mbuluar atë që ndodh në vendin tonë. Gjithë shkaku i kësaj. Ai i ka dosjet me dengje. Elbasani nuk merrte masa" - tha Koni.

Ora 15:36
Bashkëshortja e 71-vjeçarit shpjegon si nisi konflikti me fqinjët 6 vite më parë: Shkak u bë makina jonë (VIDEO)

Bashkëshortja e 71-vjeçarit shpjegoi edhe se si kishte nisur konflikti me fqinjët me të cilët ka dhe një proces gjyqësor. Ajo thotë se gjithçka ka nisur 6 vite më parë dhe shkak u bë makina e tij.

"Komshinjtë i paditëm ne disa herë. Për shpifje. 6 vite konflikt. Debatet rrodhën nga një makinë. Konflikti ka nisur që herët. Makina jonë parkohet poshtë pallatit. Mblidhen disa çuna dhe hipin sipër kofanos. Burri doli në dritare dhe u foli për tu larguar. Ju lutem. Kjo ka ndodhur në 30 maj të 2014. Kjo është fillimi. Pas kësaj i flet burri dhe u thgot çuna largohuni. U fërshëllen. Ai çuni i thot dil nga dera mos më fërshëllyer. Nuk e lanë shokët. Kemi bërë denoncime në polici për këto. Pas kësaj nate. Prej 12 vitesh jetonim aty. Prej 6 vitesh kemi konflikte me banorët. Ishte e pamundur për ne të largoheshim.  Lefteri thoshte pse të më largojnë? Ai nuk donte të ikte nga banesa si i frikësuar, nuk ulej.  Ai i ka pasur këto tensione nga gjyqet, padrejtësitë, erdhi i tensionuar nga rruga. Ai ka këkruar vetëm drjetësinë, nuk ka thënë kurrë do merrnin hak.  Edhe sot vetëm zvarritje ka dhe nuk u dha e drejta, nuk kemi kërcënuar askënd. Gjatë muajve të karantinës fqinjët na e kanë nxirë. Policia nuk mori masa kundër fqinjëve. Shkaku nisi pse u prek makina dhe më pas ka ende shumë fjalë dhe ofendime pa thënë" - tha Floresha.

Ora 15:34
Bashkëshortja e Lefter Zhidrus: Nuk kemi pasur kurrë dijeni se ka pasur armë, se di nga kanë dalë (VIDEO)

Bashkëshortja e Lefter Zhidrus, i cili mbeti i ekzekutuar nga RENA pas 5 orë negociatash në qytetin e Elbasanit, ka rrëfyer se ajo nuk kishte pasur kurrë dijeni për armët dhe nuk e di se nga kanë dalë. Ajo tha se Lefteri shkonte një herë në 5 ditë ose një herë në javë për të bërë furnizime në Tiranë pasi merrte materiale gomisterie, por kurrë nuk kishte para armë as në dorën e tij dhe as në shtëpi.

"Absolutisht nuk kemi ditur asgjë, im shoq ka pasur materialet e veta në një dhomë. Burri im ka qenë tepër i fryrë nga shteti se nuk lanë gjë pa i bërë dhe arriti deri këtu. Materialet e punës i sistemoi në një dhomë dhe nuk e dimë se çfarë kishte aty. Lefteri merrej me makinat bujqësore. Ne pastronim dhomën po gjithçka shihnim ishin hekura, gjëra të rënda, jo armë. Ishim mjete të rënda", tha Floresha Zhidru gjatë intervistës së saj në "Pa Gjurmë".

Ora 15:26
Vajza e Zhidrus: Babai nuk na dhunonte as mua e as mamin! Unë e njoftova policinë ditën e ngjarjes (VIDEO)

Në studion e emisionit Pa Gjurmë ishte dhe vajza e Lefter Zhidrus e cila u shpreh se ai nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj saj apo bashkëshortes. Gjithashtu 14-vjeçarja tha se ishte ajo që e thirri policinë ditën e ngjarjes. Së bashku me të ëmën, ajo thotë se dolën nga banesa për ta lënë Lefterin që të qetësohet.

"Unë kam qenë shumë e lidhur me babin. Nuk kishte cfarë na ndante. Nuk më bërtiste dhe nuk më qortonte. Atë ditë dhe me mua ishte agresiv por nuk më thoshte gjë. Shikime bërtitje. Ishte ndryshe në fytyrë. Babi sa vinte dhe bëhej më shumë agresiv. Mora çelsin dhe hap derën Duke nxituar i thashë dhe mamit dil dhe ti. Babi të qetësohet e ta lëmë me kaq. Në media është thënë që ai na dhunonte. Nuk mund ta mendoja që babi të kishte armë. Nuk më dhunonte. Ai për mua jepte jetën" - tha vogëlushja.

Ora 15:20
Bashkëshortja e Lefter Zhidrus: U nis për Tiranë që të merrte materiale pune! Kur u kthye ishte i tensionuar! Nuk e kam denoncuar për dhunë (VIDEO)

Për herë të parë pas ngjarjes së 24 shtatorit në Elbasan, bashkëshortja e Lefter Zhidrus, Floresha Zhidru foli për emisionin Pa Gjurmë në Report Tv. Ajo shpjegoi dinamikën e ngjarjes ditën ku i shoqi mbeti i vrarë.

Ajo shpjegoi se gjithçka shkonte normalisht dhe se bashkëshorti nuk ishte i dhunshëm, madje duke u shprehur se nuk e kishte denoncuar kurrë për dhunë. Floresha thotë se bashkëshorti u nis për në Tiranë për të marrë materiale për punën e tij por kur u kthye në shtëpi ishte shumë i tensionuar.

"Në orët e para të mëngjesit u ngritëm dhe vajza niset në shkollë. Ikin bashkë me burrin në punën e tyre. Në Tiranë merr materiale për punën dhe kthehet në shtëpi i tensionuar. Vajza vjen përpara. Nuk ishte parë kurrë në atë gjendje. Nuk mora vesh nga ai. Tensioni i komshinjve. Ora 12 erdhi në shtëpi. Mos më fol më thoshte. Shkaku vetëm i gjyqit. Ishte përmendur gjyqi. Me komshinjtë. Kjo ka ardhur nga gjyqet zvarritjet. Kjo diskutohej për natë. Si zvarritet çështja. Elbasani pushohet çështja në anën time nga Enkelejda Kapedani. Vazhdoi agresivitetin e vetë. Vajza doli jashtë e para. Mami dil jashtë. Dolëm jashtë dhe kjo ishte e gjitha vetëm që të qetësoheshim. Policinë e njoftoi vajza" -  shprehet Floresha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/09/2020 02:50

    Duket qe viktima ka vuajtur nga paranoja dhe O.C.D.Nje pyetje kam per zonjat,O.K.,nuk e dinit qe kishte arme e tritol,packa se jetonit ne nje apt.te vogel,po mire,po diten e ngjarjes nuk i pate ju,se nuk ishin nje e dy por ishin shume,e duan mjaft kohe ti besh gati ,ti mbushesh,etj,nuk i pate ju keto armatime?

    Përgjigju
  • gimi: 29/09/2020 21:02

    lefteri nuk e meritonte vrasjen. dhe aq me teper qe ishte plak. un nuk e njihja, por besoj ishte hallexhi. me problemet e tija. mir e tha flamur noka, shtet karagjoz kunder nje plaku neuroz. u prefte ne paqe. policia te hap syt mos bej gabime te tilla. te vrasi mafiozet e medhenj, si ne rastin e rinasit.

    Përgjigju
    • Une: 30/09/2020 00:26

      O gimçe mo ja fut kot edhe ti. Si mund te komunikonte policia me nje qe te priste me automatik ne dore edhe me tritol gati. Lefterit i iku petlla edhe ne te semes te shkoje se ja beri koka. Thuaj shyqyr qe nuk beri masaker se pastaj do thoje e kishte fajin policia me verte

  • Luli: 29/09/2020 19:11

    Kjo qenka nje mashtruese ,rraseni brenda per mashtrim dhe mos kadhzim per arsenalin e armeve qe dispunonshin ne shtepi.

    Përgjigju
  • Injorante: 29/09/2020 19:09

    Ik moj idiote e dreqit se s'ke faj ti. Vune policet koken ne sater qe te shpetoje ti. Kur s'ta martoi gjyshen ai kafsha mire e ke.

    Përgjigju
  • Une: 29/09/2020 17:57

    E nxorren martir demokracie lefterin. Ik moj q ti gruaja e trete. E drodhe muhabetin te marresh naj lek kur te hedhesh ne gjyq policine

    Përgjigju
  • elona: 29/09/2020 17:12

    Po ti ske faj moj plehre mbasi nuk te arrestojne per mos kallzim krimi, po me plehra se ti keta qe bejne emisione plehrash per ca shikime jo per te verteta

    Përgjigju
    • F-35: 30/09/2020 08:31

      Plotesisht dakord me elonen!

  • Eri: 29/09/2020 16:59

    Tani na doli Katsifasi Shqiptar qe na qenka vrare padrejtesisht nga policia.Moj zonje vet e keni marr policine ne telefon se po ju terrorizonte dhe ketu genjen policia.

    Përgjigju
  • Qelbesirat: 29/09/2020 16:23

    Po pse moj policia ja dha atij armet qe te terrorizonte popullin dhe te vriste Policin.ik moj qelbesira

    Përgjigju
  • Hahaha: 29/09/2020 16:16

    Mir moj, zonje,se paske pare armen,po tritolin per te kapur peshk e kishte?? Fatkeqesia e shumices se shqipetarve,edhe pasi i ndodh e keqja,mundohen ta veshin tjetrin me pafajesi... nga halli e kishte,se ne te tjeret ne fakt kur kemi halle dalim me kallash ne ballkon... genjeshtare

    Përgjigju
  • Titi: 29/09/2020 15:59

    Kjo nuk e kishte pare gjithe ate municion ne shtepi?? Po te kishte qene ndonje shtepi me oborr ku ky mavria mund ta kushte fshehur, edhe mund te besohej qe kjo nuk dinte gje. Po ne ate apartament te vogel kjo i ia pare armatimet, fisheket, tritolin dhe nuk ka denoncuar.

    Përgjigju
  • Turi: 29/09/2020 15:30

    i bie qe sipas jush ai ishte ne hall te tij dhe policia e vrau kot dhe se ato armatime nuk ishin te atij apo jo , sa pise femra te pafutyra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre